Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj sot ka vizituar qytetin e Vushtrrisë, ku është takuar ish bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe kryetari i Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi dhe nënkryetari Shpetim Zhegrova, të cilët vijnë nga PDK-ja.
Ndryshe, muajve të fundit ka pasur raportime ty vazhdueshme mediale se Fatmir Limaj do të rikthehet në PDK.
Njoftimi i plotë:
Në Vushtrri, takova bashkëluftëtarët nga shoqatat e dala nga lufta, ku diskutuam për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë e cila po na sulmohet.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e forcave atdhetare të rreshtuara në qellime të sinqerta!
| Fatmir LIMAJ |












