Në vazhdën e largimeve nga profesionistë të ndryshëm nga institucionet e Kosovës po vazhdon çdo ditë duke dhënë dorëheqje, shkruan Veriu.info.
Së fundmi ishte Ardian Megjani, inspektor i punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë disa vjeçare që e ushtronte.
Megjani ka shkruar në rrjetin e tij në facebook se tan është koha për një dimension të ri./Veriu.info
Postimi i plotë:
Eksperiencë e jashtëzakonshme përgjatë një dekade, në pushtetin ekzekutiv të Republikës së Kosovës!
Roli i Inspektorit të Punës, përgjatë këtyre katër viteve, në mbikqyerjen e zbatimit të legjislacionit nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, ishte sa e jashtëzakonshme, aq edhe e përgjegjshme ✍🏻 ⚖.
Po aq sa ishte e jashtëzakonshme paraprakisht, edhe shërbimi në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Protokollit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme 💼.
Tani, është koha për një dimension të ri!
Andaj, sot, kam njoftuar dorëheqjen nga pozita e Inspektorit të Punës, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Mirënjohje të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve përgjatë këtyre viteve 🤝🏻.
Iu priftë e mbara!













