Problemi i qenve endacak në Mitrovicë nuk është i ri, por duket se akoma institucionet relevante nuk po munden të ofronjnë zgjidhje për këtë çështje, raporton Veriu.info
Qytetari Arben Keqa që banon në rrugën “Ilaz Kodra” e cila gjendet në mes të Vaganicës dhe Shipolit të Mitrovicës, ka treguar për Veriu info se qentë encadak në rrugën ku jeton ai janë në numër të madhe.
Ai thotë se fëmijët janë të rrezikuar vazhdimisht dhe për t’i shmangur nga ndonjë sulm i qenve, atëherë çdo ditë i duhet t’i shoqëroj fëmijët për në shkollë.
Komuna e Mitrovicës nuk ka ofruar deri më tash zgjidhje përë këtë problem shumëvjeçar me të cilin ballafaqohen çdo ditë qytetarët./Veriu.info












