
Një 70 vjeçar nga qyteti i Mitrovicës sot ka tentuar t’i japë fund jetës së tij me një armë zjarri.
Burime ekskluzive të “Mitropol” bënë të ditur sot se 70 vjeçari që jeton në lagjen “Sami Gashi” në Vaganicë tash e disa vite ishte në gjendje të palëvizshme.
Burime ekskluzive të “Mitropol” bënë të ditur sot se 70 vjeçari që jeton në lagjen “Sami Gashi” në Vaganicë tash e disa vite ishte në gjendje të palëvizshme.
Arma e zjarrit e plagosi rëndë personin në fjalë. “Mitropol” ka arritur të siguroj edhe detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë nga burimet e veta brenda Spitalit.
Plumbi i armës kishte depërtuar nga fyti në drejtim të qafës duke dalë nga pjesa e prapme e qafës.
“Predha kishte depërtuar në laring duke tejshkuar krejt qafën dhe kishte vrimë dalëse në regjionin e pasëm të qafës. Në pranim pacienti ishte në gjendje të rëndë, me gjakderdhje dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje”, bën të ditur ky burim.
“Menjëherë fillojnë masat reanimuese, në ndërkohë nga mjeku emergjent thirret konsulta e specialistit të ORL, në krye me Dr. Arben Kastrati së bashku me stafin ndihmës dhe arrihet shumë shpejt të sigurohen rrugët e frymëmarrjes dhe të ndalet gjakderdhja dhe në gjendje stabile pacienti dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.” tha ky burim për “Mitropol”.
Ndonëse me vështirësi të mëdha, pas intervenimit të mjekëve mitrovicas rrugët e frymarrjes që iu kishin bllokuar pacientit u liruan e i njejti u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.











