Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Haram i kofshin ato pare, po pasurohet në kurriz të njerëzve të sëmurë” – rrëfimi i qytetares për kirurgun Isuf Zekaj

12/01/2023 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
“Haram i kofshin ato pare, po pasurohet në kurriz të njerëzve të sëmurë” – rrëfimi i qytetares për kirurgun Isuf Zekaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pacientët vazhdojnë të raportojnë se si i kanë dhënë para kirurgut Isuf Zekaj, që i njëjti të ua kryente një operacion në spitalin e Vushtrrisë. Gazeta Insajderi ka siguruar një tjetër rrëfim të një qytetareje nga Podujeva, e cila tregon se si ia kishte dhënë 240 euro kirurgut Zekajt, për të kryer operacioni e bashkëshortit.

Shef i kirurgjisë në spitalin e Vushtrrisë, Isuf Zekaj po hetohet nën dyshimin se kanë marrë para nga pacientët për të kryer operacione, në spitali e Vushtrrisë. I njëjti nuk është gjetur në vendin e punës kur policia zbarkoi për ta arrestuar, së bashku me kolegët e tij, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu.

Sipas raportimit të Gazetës Shneta, që të tre kirurgët, në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion kanë marrë nga 100 deri në 400 euro prej pacientëve.

Një rast i tillë është raportuar edhe tek Gazeta Insajderi. Një qytetare nga komuna e Podujevës në kushte anonimiteti tregoi se si i kishte dhënë para kirurgut Isuf Zekaj që bashkëshorti i saj të operohet.

Qytetarja nga Podujeva (emër i njohur për redaksinë), ka treguar se burri i saj vuante nga gurët në tëmth dhe i duhej t’i nënshtrohej një operacioni pasi gjendja e tij keqësohej çdo ditë e më shumë.

Ajo tregoi se i kishte dorëzuar 240 euro në zyrën e kirurgut Isuf Zekaj, pasi ai ia kishte kërkuar burrit të saj në kompensim që ta fuste në operacion.

“Dr Isufi i ka lyp 240 euro edhe masi u kry operacioni mua më ka thanë burri shko paguaj këtë shumë në zyre të mjekut”, tha qytetarja për Insajderin.

Bashkëshortja tregon se kishte pyetur të shoqin përse duhet dhënë këto para, pasi ky nuk është spital privat.

Lexo edhe: Ministria e Drejtësisë shpall konkurs, 50 vende të lira pune
Sipas saj, burri i kishte thënë se kjo ishte marrëveshja që kishte bërë me kirurgun Zekaj, para se të hynte në operacionin.

“I kam thanë pse duhet me i dhanë këto pare ky nuk është spital privat, më ka thënë se kështu kemi marrëveshje me mjekun”, thotë qytetarja për Insajderin.

Tutje, ajo i tha Gazetës se këtë rast nuk do të harroj asnjëherë pasi pasuria e tyre (Isuf Zekaj) po vjen nga kurrizi i njerëzve të sëmurë.

‘Këto para që ia kam dhanë se harroj kurrë haram i kofshin atij pisi se këta janë pasuru në kurriz të njerëzve të sëmurë”, tha më tej qytetarja nga Llapi për Insajderin.

Rasti ka ndodhur në vitin 2018, përfundon qytetarja rrëfimin e saj.

Kirurgu Isuf Zekaj së bashku me Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu janë duke u hetuar për marrjes ryshfeti ne spitalin e Vushtrrisë. Që të tre tashmë janë suspenduar nga puna në këtë spital.

Prokuroja e rastit, Fetije Bajrami në një prononcim për Gazetës Insajderi tha se kirurgu Zekaj nuk u gjet në spital kur policia shkoj në spitalin e Vushtrrisë për ta arrestuar.

Zekaj ndodhet jashtë shteti për pushime, tha prokurorja.

Tutje, ajo tha se kirurgu është kontaktuar nga spitali për tu paraqitur në polici dhe pritet që së shpejti të niset për në Kosovë. që të dorëzohet.

“Janë arrestuar dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj dhe ndaj tyre është në përgatitje vendimi për ndalim. Janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës ‘marrje ryshfeti’. Kirurgu i tretë i përfshirë në këtë skandal, Isuf Zekaj, gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit. I njëjtit është kontaktuar me telefon nga drejtuesit e spitalit dhe ka thënë se do të përgatitet që të niset menjëherë për t’u dorëzuar”, ka thënë Prokurorja për Insajderin.

Theksojmë se kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Tashmë ndaj tij Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar shkarkim nga pozita e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, pas përfshirjes në një aferë të korrupsionit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë