Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politico: Prania e Grupit Wagner në Serbi vjen kohën e tensioneve të ngritura në kufirin me Kosovën

12/01/2023 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
Politico: Prania e Grupit Wagner në Serbi vjen kohën e tensioneve të ngritura në kufirin me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarë të lartë amerikanë po ndjekin nga afër lëvizjet dhe përpjekjet e grupit ushtarak privat rus Wagner jashtë Ukrainës dhe ata janë veçanërisht të interesuar për një vend.

Në tekstin e portalit Politiko, thuhet se muajin e kaluar administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka ulur nivelin e fshehtësisë së të dhënave të inteligjencës, ku thuhet se Rusia po mbështetet grupin mercenar Wagner.

Por inteligjenca amerikane mbledh gjithashtu të dhëna në lidhje me aktivitetet e këtij grupi në vende si Serbia.

Politiko thekson se ky grup, i kryesuar Yevgeny Prigozhin, vepron në dhjetëra vende dhe bashkëpunon me qeveritë për projekte ushtarake dhe politike. Shtetet e Bashkuara kanë monitoruar aktivitetet e këtij grupi në mbarë botën për një kohë të gjatë, veçanërisht në vende si Siria ku janë të vendosura forcat amerikane.

Megjithatë, deklaratat e fundit nga zyrtarët amerikanë nënvizojnë shkallën në të cilën administrata është e shqetësuar për mbështetjen e Rusisë tek grupi. Gjegjësisht, të dhënat e fundit tregojnë se zyrtarët amerikanë janë duke monitoruar lëvizjet dhe aktivitetet e grupit si në territorin e Republikës së Afrikës Qendrore ashtu edhe në Serbi, si dhe në çfarë mase prezenca e Wagner paraqet rrezik për forcat dhe zyrtarët vendas.

Bëhet fjalë, siç u tha, për vende shumë të trazuara.

Prigozhin dhe grupi Wagner kanë qenë nën sanksionet e SHBA-së për vite me radhë, dhe SHBA-ja kohët e fundit ka ndërmarrë hapa shtesë në përpjekje për të kufizuar qasjen e grupit në armë të reja. Kështu, në fund të dhjetorit, administrata Biden zbatoi kontrolle shtesë të eksportit dhe e bëri të vështirë për grupin Wagner qasjen e çdo pajisjeje që përdor teknologjinë amerikane.

Operacionet e Grupit Wagner në Afrikë përfshijnë një sërë vendesh, nga Madagaskari në Libi. Vitet e fundit, grupi ka rritur gjithashtu aktivitetet e tij në Republikën e Afrikës Qendrore. Grupi hapi zyra në atë vend në vitin 2018 me themelimin e “Shtëpisë Ruse” – një qendër kulturore – në kryeqytetin Bangui. Ata ishin të angazhuar në stërvitjen e trupave dhe mbrojtjen e Presidentit Faustin-Archangel Touader.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se grupi Wagner është përgjegjës për ekzekutimet, torturat dhe rrahjet e civilëve në atë vend. Kremlini mohon çdo lidhje zyrtare me Wagner.

Në dhjetor, zyrtarët amerikanë filluan të monitoronin sulmin e supozuar ndaj një prej drejtuesve më të shquar të Grupit Wagner, Dimitri Sitii, në Republikën e Afrikës Qendrore. Prigozhin pretendoi se Siti pranoi një pako që shpërtheu në duart e tij dhe e quajti atë një “sulm terrorist”.
Ai tha gjithashtu se pakoja ka mbërritur me një mesazh nga i cili shihet qartë se pas sulmit qëndron Franca.

Në ditët pas incidentit, zyrtarët amerikanë u përpoqën të përcaktonin nëse sulmi ndodhi në të vërtetë ose nëse grupi i Wagner po përhapte dezinformata për arsye politike.

Nga ana tjetër, zyrtarët francezë kanë mohuar çdo përfshirje.

Kur është fjala për Serbinë, Politiko thekson se grupi ka vendosur edhe njerëzit e tij në Beograd dhe ka njoftuar në fillim të dhjetorit se operacioni kishte filluar zyrtarisht edhe në Serbi.

Që atëherë, dyshohet se janë nisur disa operacione për të shtypur ‘aktivitetet kundër regjimit të Putinit të ndërmarra nga diaspora ruse’, tha një burim.

Prania e Grupit Wagner në Serbi vjen në një kohë të tensioneve të ngritura në kufirin me Kosovën, thuhet në tekst.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë