Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjatë festave rëndohet gjendja në QKUK, pacientët detyrohen t’i blejnë pothuajse të gjitha barnat

12/01/2023 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
Gjatë festave rëndohet gjendja në QKUK, pacientët detyrohen t’i blejnë pothuajse të gjitha barnat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përballet çdo ditë me mungesë të barnave. Por janë ditët e festave ato që ia vështirësojnë dhe më shumë jetën pacientëve, të cilët duhet t’i blejnë pothuajse të gjitha barnat e materialet tjera, që u duhen për trajtim. E gjithë kjo pasi që ditët e pushimit gjendet n[ pushim dhe Barnatorja Qendrore e QKUK-së. Ndërkaq klinikat nuk furnizohen me barnat e nevojshme për këto ditë feste, që t’i kenë në dispozicion për pacientët.

Një farmacist i cili punon në një barnatore jo larg QKUK-së, në kushte anonimiteti ka treguar për “Indeksonline” se pacientët gjatë ditëve të festave i blejnë pothuajse të gjitha barnat, pasi që ato nuk i kanë klinikat. Ai thotë se pacientët në barnatoren e tij gjatë festave deri në 100 euro në ditë, kanë blerë barna e materiale tjera dhe pse këto barna gjinden në QKUK, por se barnatorja qendrore nuk punon, e klinikat nuk janë pajisur dhe për ditët e festave.

“Nuk u ndajnë pacientëve terapi sa kanë me marrë në ditë pushimi, ata detyrohen me ble dhe pse ka në QKUK. Kështu ka ndodh për vitin e Ri dhe për festat tjera dhe se pacientët detyrohen të blejnë terapi deri në 100 euro edhe pse ajo terapi gjendet në QKUK”, ka thënë ai.

Ndërkaq nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të “IndeksOnline” se pse kjo po ndodh gjatë festave në QKUK, ku ka mungesë të madhe të barnave që iu duhen pacientëve për trajtim.

Por jo vetëm festave, barnat në klinikat e QKUK -së mungojnë pothuajse çdo ditë. Por pacientët të cilët trajtohen aty hezitojnë të flasin për këtë. Megjithatë pacienti I.Sh nga Gjilani i cili priste tek Klinika e Onkologjisë thotë se shpesh herë i duhet të blejë barna. E barna të cilën ai e kishte blerë një muaj më parë të cilat i janë dashur për trajtim, janë “Erlotinib”, e cila i kishte kushtuar hiq më pak se 550 euro. Ai thotë se e ka të vështirë të siguroj paratë për t’i blerë barnat të cilat i mungojnë QKUK-së, pasi që punon në ndërtimtari.

I pyetur se sa vështirë i kanë t’i gjejnë barnat, pasi që barnat e listës esenciale nuk lejohen të shiten në barnatore, ai thotë se i kanë barnatoret e caktuara ku ata mund të furnizohen. E në rast se nuk i gjejnë fare, atëherë thotë se klinika ia ndërron barnat, duke i zëvendësuar me të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë