Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri-Qeverisë: ShBA garantuese, bëjeni Asociacionin

12/01/2023 - 15:12
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri-Qeverisë: ShBA garantuese, bëjeni Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, vizitën e këshilltarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, po vlerëson si shumë të rëndësishëm për Kosovën, e në veçanti për dialogun me Serbinë.

Ymeri shtoi se fuqia që ka Amerika si garantues i procesit është dëshmi se epilogu do të jetë marrëveshja finale në interes të Kosovës.

“Së pari është një lajm shumë i mirë që Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë një angazhim shumë më intensiv sepse kjo është një siguri e madhe për Kosovën në dy rrafshe. E para është se përgjatë kësaj historisë së vonë të Kosovës ka qenë ShBA ato që më së shumti e më së miri e kanë ndihmuar Republikën e Kosovës, veçanërisht në etapat më të vështira të saj. E dyta është që ShBA-të me fuqinë që e kanë janë garanti i vetëm që dialogu mund të përfundoj dhe marrëveshja mund të arrihet, gjë që është në interes të Kosovës”, tha ai.

Sa i përket deklarimeve të Chollet, se “Asociacioni është një çështje urgjente në agjendën e dialogut dhe se ShBA nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës në Bosnjë”, Ymeri tha se ky deklarim është një siguri për Kosovën pasi që ky lloj Asociacioni nuk do ta pengonte funksionalizimin e vendit.

Ai bëri thirrje që Qeveria e vendit duhet të ketë më shumë besim në këtë proces dhe të fillojë punën me një siguri më të madhe.

“Disa herë e kanë thënë përfaqësuesi e ShBA-së, veçanërisht kohëve të fundit që ShBA-ja mbështet themelimin e Asociacionit i cili i merr parasysh vërejtjet që janë dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë drejtim mendoj që kjo është një siguri për Republikën e Kosovës, që ky Asociacion të mos jetë diçka që do ta pengonte funksionalizimin e Republikës dhe do ta dëmtonte në një farë mënyre sovranizimin e saj. Në këtë drejtim mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të ketë më shumë besim në këtë proces dhe të hyj në të me një siguri pak më të madhe, e të jetë më aktive veçanërisht në këtë temë e cila natyrisht që është temë e ndjeshme dhe që është diskutuar për një kohë të gjatë në Kosovë”, tha ai për Ekonomia Online.

Ymeri shtoi se Asociacioni është bërë urgjent për shkak të situatave të fundit të krijuar në veri të vendit, duke përmendur vitin 2013 kur edhe ishte nënshkruar marrëveshja.

Sipas tij, Asociacioni po shihet si monedhë, kusoritje në raport me njohjen që duhet të vijë nga Serbia.

“Problemi më i madh që unë e shohë këtu aktualisht është që për sa kohë që para asaj që ndodhi në veri, Asociacioni shihej si një lloj monedhë, kusoritje në raport me njohjen që duhet të vijë nga Serbia, tash Asociacioni na është bërë urgjent për shkak të krijimit të vakumit institucional në pjesën veriore të Kosovës, gjë që na kthen prapa, pra kështu ka qenë situata në vitin 2013 kur atëherë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ishte nënshkruar si marrëveshje edhe për shkak të nevojës për t’i integruar serbët e pjesës veriore në jetën institucionale dhe politike të Kosovës. Edhe tash e njëjta gjë është duke na u përsëritur edhe për shkak të gabimeve tona”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë