Një 63-vjeçar në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sinjali mëson se viktima është Agim Sejdijaj, 63-vjeçar.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se rasti është zbuluar pasi mbesa e viktimës e njoftoi Policinë se daja i saj tashmë i ndjerë nuk ishte përgjigjur në telefonatat e saj dhe i njëjti jetonte i vetëm.
Si rezultat i denoncimit, Policia e gjeti 63-vjeçarin të shtrirë në dhomë, pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë edhe Autoambulanca, me ç’rast vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.











