Më poshtë njëra nga pyetjet e shpeshta që u është drejtuar institucioneve të Trustit e që janë publike në faqen zyrtare.
KAM PROBLEME SHËNDETËSORE, A MUND T’I TËRHEQ KURSIMET PARA SE TË ARRIJ KUSHTET LIGJORE?
Me keqardhje por kursimet nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër sado urgjent që është.
Shëndeti i qytetarëve të Kosovës është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse të Kosovës.
Trusti nuk është fond i sigurimeve shëndetësore; mandatin e ka të kufizuar vetëm në ofrim të pensionit.













