Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ka ndodhur një hata në një fshat të Shtimjes” dëshmia e gazetarit kosovar të BBC për Masakrën e Reçakut

14/01/2023 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
“Ka ndodhur një hata në një fshat të Shtimjes” dëshmia e gazetarit kosovar të BBC për Masakrën e Reçakut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muharrem Nitaj i AAK’së ka kujtuar se si kishte raportuar për Masakrën e Reçakut, sa ishte gazetar i medias britanike, BBC.

Përmes një shkrimi në Facebook, Muharremaj tregoi se si e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte më 15 janar 1999 në Reçak.

Ai tregoi se raportimin e kishte nisur me fjalin e ambasadorit ëilliam ëalker, ku kishte thënë ““This is a crime against humanity” (Ky është krim kundër njerëzimit”.

“Me këtë fjali të ambasadorit ëilliam ëalker e pata filluar raportimin tim të drejtpërdrejtë për BBC, fjali e cila shpejt e pat marrë dhenë e për pak minuta qe bërë kryelajm i të gjitha mediave të Botës!”

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

Reçaku, kurbanët e lirisë dhe Ambasadori

Më kishte zgjuar telefoni i një mëngjesi, datë 15 janar 1999.

“Ka nodhur një hata në një fshat të Shtimjes, në Recak! Ka dhjetëra të vrarë. Nuk di më tëpër”, ishte zëri që vinte nga ana tjetër.…
Dita ishte e zymtë. Qielli ishte i vrenjtur. Dimri ishte në mes, por borë nuk kishte…

Rruga nga Prishtina deri në fshatin e vogël, ishte sa njëmijë vjet. Ecnin si plumbi n’flurudhë, me një makinë të vjetër me tymin shtëllungë nga mbrapa, e zë nuk lëshonim, por gjithë rrugës duke folur vetmevete, “a thua sa ishte e madhe hataja atje, sa veta ishin vrarë dhe kush ishin ata, sa ishin burra, sa gra, fëmijë sa…apo ushtarë ndoshta”?!

Në të hyrë të fshatit Recak, tre djem me të zeza, te brryli i rrugës së vjetër…”Ndaluni. Kush jeni dhe ku shkoni. Jemi UCK.. U morëm vesh me ta dhe vazhduam rrugën!

Fshati e kishte një si shesh të vogël, ose disa rrugë që kapërthureshin disi, të cilat në atë mëngjes ishin mbushur me njërëz, burra e fëmijë, por edhe djem me të zeza, të njejtë sikur ata që i kishim takuar të brryli. Këta sikur mundoheshin ta mbanin një farë rendi, nëse mund të kishte rend aty.
Njëri prej tyre na njohu, na mori me vete, për të hyre në një oborr, vetëm pak metra largë rrugëve që kapërthureshin.

Dyert e obrorrit ishin të hapura e në mes të obrorrit nje si grumbull, i mbuluar me një qilim. Po ecnim drejt atij grumbulli të mbuluar me qilimin e kuq, pa ditur pse, ndërsa burri që na udhëhiqte, heshtjen e kishte të rëndë plumb.
Ai, hijerëndë, beftas e shpalosi qilimin. Nën të ndodhej kufoma copë-copë e një burri. Mungonte pjesa e sipërme e trupit!!! Tha, “nuk dihet si është vrarë. Me gjasë i kanë lidhur një granatë rreth qafe” dhe ai nuk foli më.
Ajo ishte pamja e parë e atij mëngjesi që të ligshtonte e që peshonte rëndë plumb në dhimbjen e saj.

Kur po niseshim sipër një përrocke pa ujë, drejt shpatijeve mbi fshat, për ta parë se deri ku kishte shkuar hataja, u dëgjua një zë,
“Po vjen ambasadori ëilliam ëalker”. E pritem që të ngjiteshim bashkë, në atë shteg mali me shkurre, me kufoma fshatarësh grumbull o të renditura si fishekët në rrethatore, që do të na shpërfaqeshin si ne filmat “horror”!
Ngjiteshim si pa shpirt, pa pikë fuqie, të mpirë e pa fjalë nga pamjet e trishta e skenat makabre të një dore të zezë njeriu! Në shtegun si përrockë pa uje e përplot trupa të sakatosur, të masakruar, të llomitur e të dëmtuar.

Diku me sy të nxjerrë, diku me kafka të thyera, diku s’di se si, për të mbërritur në atë “gropën e famshme që dikur kishte shërbyer si furrë qereçi”, të mbushur me kufoma të tjera, të hedhura si në një varrezë masive, që akoma nuk ishte mbuluar.

Aty do të fliste ambasadori William Walker.

“This is a crime against humanity” (Ky është krim kundër njerëzimit), tha ai. Kjo ishte fjalia që ishte pritur gjatë, por që nuk ishte thënë deri atëherë.

Me këtë fjali të ambasadorit William Walker e pata filluar raportimin tim të drejtpërdrejtë për BBC, fjali e cila shpejt e pat marrë dhenë e për pak minuta qe bërë kryelajm i të gjitha mediave të Botës!

Por përshkrimi i ngjarjes pas kësaj fjalie, shkaktonte dhimbje, dridhje trupi e zëri.

Ngushtohej gjoksi e zemra dojke me dalë, sepse rrethoheshe edhe nga trupat e një ploje gjaku, të atyre 45 martirëve të një fshati të vogël në Kosovë, që do të bëhëshin kurbanë lirie, ndërsa vrasësit na vështronin përmes dylbive të snajperëve nga kodra përballë.

Unë i mallkova atë ditë e thash, “ditë mos pafshin”!

Atë ditë nuk isha gazetar!

Aty e pata kuptuar se e shkuara nuk mbetej kurrë aty ku e kishim lënë. Reçaku do ndërronte konceptin për luftën dhe për lirinë!

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë