Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë

16/01/2023 - 09:41
në Kryesore, Lajme
A A
Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Do të ishte e hershme të flitej për humbje të Rusisë në Ukrainë.

Por luftën e gazit kundër Gjermanisë, Putini e ka humbur, kjo mund të thuhet me siguri. Republika Federale ka rezervat më të mëdha të gazit në Europë. E nëse niveli i mbushjes pikërisht në pikun e ngrohjes në janar ende është në nivelin 90%, kjo do të thotë: mungesa e furnizimeve me gaz rus nuk përbën më rrezik.

Në kohën kur filloi sulmi rus në Ukrainë, Gjermania importonte më shumë se gjysmën e gazit nga Rusia. Për Moskën shantazhi ndaj Gjermanisë ishte thelbi i presionit ekonomik për BE, me qëllim që të minohej mbështetja e europianëve për popullin ukrainas dhe ushtrinë e vendit.

Muaji i pestë pa gazin rus i Gjermanisë

Ky plan dështoi. Gjermanët nuk po ngrijnë në shtëpitë e tyre, nuk duhet të mbyllin fabrikat. Edhe në Berlinin politik ka ikur frika, se Moska për hakmarrje do ta paralizonte Gjermaninë.

Jo, Republika Federale në kuadër të sanksioneve të BE është shkëputur vetë nga qymyrguri dhe nafta ruse, dhe nga fundi i gushtit nuk merr më as gaz nga Gazpromi.

Me fjalë të tjera: gjermanët jetojnë në muajin e pesë pa gazin rus që mendohej se ishte kaq i pazëvendësueshëm dhe ekonomia më e madhe në Europë duket se po ecën mirë edhe pa të. Vërtet që pritet një recesion ekonomik, që nuk të habit para ndërprerjes së zinxhirëve të vjetër të furnizimit dhe çmimeve shumë të larta të energjisë.

Por ka tregues që të thonë, se rënia është më e dobët se mendohej. Madje edhe inflacioni rekord po ngadalësohet. Ndërkohë Berlini po e zgjeron mbështetjen për Kievin, gjë që mund të shihet si një provë jo e drejtpërdrejtë për dështimin e “operacionit të posaçëm të gazit” të Putinit.

Në fillim të janarit qeveria gjermane e ndryshoi qëndrimin dhe është gati për dërgimin e tankeve mbrojtës. Mund të pasojnë edhe tanke luftarakë, debati publik për këtë ka marrë hov.

Autoritetet heqin sinjalin e alarmit

Që Putini e ka humbur luftën e gazit duket edhe nga deklaratat e qarta, që iu dhanë ekonomisë dhe popullsisë nga dy burime: nga agjencia shtetërore e energjisë dhe dega e sektorit energjitik. Agjencia Federale e Rrjetit tha zyrtarisht se “situata e mungesës së gazit gjithnjë e më shumë nuk ka gjasa”.

Kreu i kësaj agjencie, Klaus Müller pret fundin e luhatjeve të çmimit dhe stabilizimin në këtë nivel. Ky nivel është patjetër shumë më i lartë, se më parë, por disa herë më i ulët se vlerat rekord në verë.

Me këto çmime degët e industrisë gjermane që konsumojnë shumë energji mund të fillojnë të planifikojnë, sipas Müller. Pak pas kësaj edhe Shoqata e Rezervave të Gazit dhe Hidrogjenit, INES në konferencën e shtypit në janar bëri parashikimet për vitin 2023.

Me një mot me temperatura normale gjendja e rezervave të gazit në fund të dimrit pritet të jetë rreth 65%. Një situatë e mirë për verën 2023 dhe mbushjen 100% të rezervave në shtatorin e ardhshëm. Pra dega e energjisë dhe autoritetet i sigurojnë sipërmarrjet dhe familjet gjermane se nuk priten probleme as këtë dimër dhe as dimrin e ardhshëm. Me kusht që “të vazhdohen kursimet e forta të konsumit të energjisë edhe më tej.”

Gazprom humbi tregun më të madh

Ekspertët e INES kanë bërë parashkime edhe për rastin më të disfavorshëm: Moti bëhet shumë i ftohtë, oferta e gazit të lëngshëm nga Azia për shkak të kërkesës së lartë bie, Rusia ndërpret të gjitha furnizimet me gaz në Europë, gjë që do të vinte në përdorim ndarjen solidare të rezervave gjermane me vende të tjera të BE.

Por edhe para një skenari të tillë në Gjermani nuk do të pritej një krizë e fortë e gazit këtë dimër dhe dimrin e ardhshëm.

Gurkov Andrey Kommentarbild App
Andrey Gurkov
Deklaratat e sektorit energjitik dhe ekspertëve janë provë bindëse se Putini e ka humbur vërtet luftën e gazit. Gjermania e filloi vitin 2023 pa gazin rus, dhe pa frikë për këtë humbje. Pikërisht këtu qëndron dështimi i Kremlinit: Gazi rus nuk shërben më si armë kundër Gjermanisë. Por pasojat e kësaj lufte të humbur janë më të ndjeshme për Gazpromin, që humbi tregun më të rëndësishëm jashtë vendit. Ende para një viti gjermanët blenin një çerekun e eksporteve të Gazpromit.

Burimi: DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë