Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Shëndetësisë edhe në Gjykatë humb betejën për tenderin e insulinave

16/01/2023 - 13:57
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Shëndetësisë edhe në Gjykatë humb betejën për tenderin e insulinave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përfundimisht edhe në Gjykatë ka humbur betejën për tenderin tashmë të shumë zgjatur për furnizim me insulina analoge.

Ky tender është zvarritur me vite, pasi që zyra e Prokurimit e kësaj ministrie ka refuzuar t’i jap kontratën kompanisë “Pharma Leader” me çmim rreth 400 mijë euro më të lirë se sa kompania tjetër “Meditech”, e cila tashmë nuk është pjesë e këtij procesi.

Kur në garë mbeti vetëm kompania “Pharma Leader”, Ministria e Shëndetësisë përmes një vendimi anuloj ketë proces të prokurimit, por një vendimi tillë u konsideruar si i jashtëligjshëm nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë rivlerësimin e këtij procesi të prokurimit përkundër vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), pasi që MSH-ja përmes një reagimi publik ka treguar se po pret vendimin e Gjykatës. Por, ndonëse vendimi është marrë që gjashtë ditë, një proces i rivlerësimit të këtij tenderi ende nuk e ka ndodhur.

Në aktvendimin e Gjykatës të siguruar nga “Front Online” thuhet se hidhet poshtë padia dhe propozimi i paditësit, propozuesit Ministria e Shëndetësisë kundër të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit si e palejueshme.

Më tutje në aktvendim thuhet se Gjykata vlerëson se vendimi i Panelit Shqyrtues të OSHP-së nr.596/22 i datës 20.12.2022 i Organit më të lartë administrativ, anulimi i të cilit kërkohet sipas padisë dhe shtyrja e ekzekutimit të të njëjtit, me të cilin e paditura anulon vendimin e datës 20.10.2022 dhe aktiviteti i prokurimit kthehet në rivlerësim, në këtë kuptim vendimi i atakuar me të cilin anulohet akti administrativ i Organit më të ulët dhe obligohet organi administrative në rivlerësim të aktivitetit të prokurimit nuk përbën akt përfundimtar administrativ.

Përndryshe nga kompania “Pharma Leader” kane deklaruar se kane Licenca Importi të cilat janë marrë bazuar ne Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe aktin nënligjor UA 02/2014 I cili është i formuluar në atë mënyre që për të importuar një produkt pa paralel në mënyre të sakte specifikon kushtet që duhet t’i plotësoje një produkt për te fituar te drejtën e importit, edhe ketë duke specifikuar sakte se produkti mund te importohet vetëm nëse seria e njëjte e atij produkti është ne qarkullim ne BE dhe nuk lejohet nga vendet tjera, me çka sigurohet qe ky produkt i ka kaluar te gjitha filtrat e kontrollit të cilësisë, kualitetit dhe sigurisë në vendet e BE-së për përdorim te pacientet.

Barnat e importuara ne bazë të Udhëzimit pa paralele domosdoshmërish posedojnë Autorizim Marketing të lëshuar nga vendet e Bashkimit Evropian e në rastin tonë Insulinat qe kemi ofertuar posedojnë Autorizim Marketing edhe nga EMA (Evropian Medicine Agency) dhe FDA (Food and Drug Administration) dhe janë prezentë në më shumë se 120 vende te botës. Por, si për çudi edhe ky udhëzim administrative në bazë të cilës është përgatit dosja e tenderit dhe është zhvilluar ky proces I Prokurimit është ndryshuar në mënyrë të jashtëligjshme ka respektuar procedurat natës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë