Dje është gjetur trupi i pajetë i 21 vjeçarit, Hazir Bresila, në afërsi të Sitnicës në fshatin Kçiq të Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti për Veriu.info ka thënë se dje është gjetur pa shenja jete i riu 21 vjeçar H. B. nga Klina.
“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina, ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë.” – ka deklaruar zëdhënësi Zahiti.











