Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aplikimi i “ngrirë” i Kosovës, KiE mban fshehtë gjithçka, deputeti gjerman kërkon llogari

17/01/2023 - 14:03
në Kryesore, Lajme
A A
Aplikimi i “ngrirë” i Kosovës, KiE mban fshehtë gjithçka, deputeti gjerman kërkon llogari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova vendosi që të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës. Aktualisht, ajo është në fazën e parë, në të cilën Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth dosjes së Kosovës. Sidoqoftë, kjo fazë po vlerësohet e vonuar – të paktën sipas rasteve të mëhershme të shteteve të tjera.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, përmes një postimi në Twitter vuri në pah vonesën e Komitetit të Ministrave të KiE në rastin e Kosovës.

Ai mori shembull aplikimin e dy vendeve për të treguar se brenda një kohë të shkurtër u krye kjo procedurë. Por, e njëjta s’po ndodh me Kosovën.

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Republika Federale e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka shkruar Abraham.

Për këtë vonesë në raport me Kosovën, Gazeta Express ka pyetur Këshillin e Europës, por nga Strasburgu kanë thënë se çështja është konfidenciale.

“Ne s’kemi informacion shtesë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë fazë. Diskutimet e Komitetit të Ministrave të KiE janë konfidenciale. Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në kohën e duhur”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Europës për Express.

Sidoqoftë, në rrugë të duhur po e konsideron procesin Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

Në një sqarim ku mohoi se ka pasë ndonjë votim apo se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në organizatën e të drejtave të njeriut, MPJD tha se që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

Po ashtu, Ministria thotë se aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë dhe se ajo do të angazhohet që kjo fazë të kalohet sa më parë.

“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Europës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”.

MPJD ka sqaruar edhe fazat që duhet të ndiqen për anëtarësimin e një vendi në KiE.

“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Ditë më parë ambasada gjermane në Prishtinë e ka lidhur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE me mosformimin e Asociacionit

Sipas tyre, bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Në një përgjigje që Ambasada ia kishte dhënë Kohës theksohej se Asociacioni  do t’i bëjë pengesa serioze edhe në procesin e mëtejshëm të asociimit në BE.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë