Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe inicuesi i projektligjit, Bekim Haxhiu, e ka quajtur këtë votim të turpshëm.
Ai ka thënë se më turpërues se kjo është presioni i personave të LVV-së nga pjesa e musafirëve mbi deputetët e kësaj partie.
“ Mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje deri në servilosje e perdhosje të dinjitetit të deputetit.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:
I turpshëm votimi i VV- së kundër tërheqjes së 30 perqind të Trustit.
Edhe më turpërues për demokracinë presioni i LVV-së mbi deputetët nga hapësira e sallës së Kuvendit , nga zona dedikuar për mysafirë nga përsona N.N. të LVV-së vetëm e vetëm për ta kundërshtuar kërkesën e qytetarēve.
Mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje deri në servilosje e perdhosje të dinjitetit të deputetit.












