Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gjendja është mjaft e rëndë në disa fshatra dhe në disa pjesë të qytetit për shkak të vërshimeve.
Elezaj ka thene se ka dëmtime të infrastrukturës rrugore, shtëpi dhe biznese dhe se dëmi është i konsiderueshëm.
“Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do t`i ndihmojmë qytetarët e dëmtuar. Gjithsesi do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndajë një fond të veçantë që t`i ndihmohet familjeve të dëmtuara, sepse buxheti komunal është i kufizuar” ka shkruar ai në Facebook.
Njoftimi i plotë:












