Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të ndaj Qeveria fond për kompensimin e dëmeve pas vërshimeve? Flet ministri Elbert Krasniqi

20/01/2023 - 17:45
në Kryesore, Lajme
A A
A do të ndaj Qeveria fond për kompensimin e dëmeve pas vërshimeve? Flet ministri Elbert Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata në komunat e Kosovës është rënduar pas të reshurave të mëdha të shiut.

Shumë zona janë bllokuar.

Komunat më të prekura janë ajo e Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës e më pak në zona të tjera.

Për këtë ka folur ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai për Front Online tha se janë në mbështetje të qytetarëve.

Krasniqi ka treguar për vizitat që bashkë më një pjesë të ministrave i kanë bërë zonave të prekura.

“Në masë të madhe, të gjithë ministrat, zv/ministra, këshilltarët edhe strukturat tjera, janë në mbështetje të qytetarëve janë në mbështetje të autoriteteve lokale. Unë personalisht kam qenë më shumë në komunën e Mitrovicës së Jugut, dhe mbrëmë me ministrin Sveçla dhe ministren Artane në pjesën veriore të vendit, ku kemi parë se si policia po e zhbllokon rrugën nacionale që të qon në drejtim të kufirit edhe e bënë të mundshme lëvizjen e lirë për qytetarët”.

Ministri Krasniqi ka treguar se edhe gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në zonat e përmbytura nga reshjet e shiut.

“Sot në mëngjes me kryeministrin Kurti, me ministrin Meha ishim në Komunën e Istogut vizituam fshatin Drejë, dhe vizituam QKMF-në të Istogut ku janë të strehuar disa nga familjet e evakuuara mbrëmë nga FSK-ja. Pastaj ishim me ministrin Mehaj edhe në Klinë, dhe tani jemi rrugës për në Komunën e Skenderajt”, tha ai për Front Online.

Komunat e prekura nga vërshimet kanë mbështetje të plotë nga pushteti.

“Ne jemi në mbështetje të komunave me krejt kapacitetet që janë institucion prej shtetit. Siç duket tani situata është më mirë. Ne si Qeveri jemi afër qytetarëve dhe komunave, por punën më të madhe e bënë policia, FSK-ja në shumicën e komunave”, u shpreh Krasniqi.

Se a do të ndahen fond për kompensimin e dëmeve për shkak të vërshimeve, ministri Krasniqi tha se ka procedura për këtë proces.

Ai tutje thotë se duhet të shohin se si ta menaxhon situatën më mirë.

“Në këtë situatë, flasim për situata emergjente disa edhe prej komunave kanë shpallë gjendje emergjente ndërsa për dëmet, rikuperimin e dëmeve, proceseve tjera besoj që tani nuk është momenti që të flasim. Këto çështje janë të rregulluara me procedura specifike të cilat duhet të ndjekim pastaj, mirëpo në këtë moment është mirë që të jemi afër qytetarëve, shumë mirë që deri në këtë moment nuk kemi asnjë qytetarë që ka humbur jetën në vërshime. Në këtë moment kemi nevojë që të shohim se si të menaxhohet mirë me situatën”, deklaroi ministri Krasniqi për Front Online.

Disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Klinën kanë vendosur që të premten të mos zhvillohet mësimi në shkollat fillore dhe të mesme për shkak të gjendjes së rënduar, të krijuar si pasojë e vërshimeve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë