Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prej paralajmërimit për dorëheqje deri tek presionet e ndërkombëtarëve, dekodohen dramat e Vuçiq’it

24/01/2023 - 11:13
në Kryesore, Lajme
A A
Prej paralajmërimit për dorëheqje deri tek presionet e ndërkombëtarëve, dekodohen dramat e Vuçiq’it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mbledhje të jashtëzakonshme në selinë e SNS-së ka njoftuar largimin e tij nga kryesia e partisë. Dhe sikur të thuash “tre katër tani” llogaritë sociale të progresistëve po mbushen me foto ujqërsh, kryetari i Bordit Ekzekutiv Darko Glishiq ka një përfshirje dramatike në emisionin “Hit Tvit” në Pink, shpallet prania e Vuçiqit në seancën e sotme të qeverisë, e më pas fjalim i jashtëzakonshëm para qytetarëve.

Sipas bashkëbiseduesve të Nova.rs, me shumë gjasa po shohim një tjetër dramë të vënë në skenë në zyrën e presidentit të vendit me një epilog gjoja të pasigurt.

Gjithçka u realizua pas takimit të paralajmëruar të Vuçiqit me pesë përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, të cilët, sipas presidentit, i paraqitën Serbisë një ultimatum serioz.

Më pas Vuçiq në një mbledhje të jashtëzakonshme në SNS i ka njoftuar kolegët e partisë për presionet nga Perëndimi. Dyshohet se dikush ka guxuar të kundërshtojë Vuçiqin dhe ai ka thënë se është i gatshëm të tërhiqet nëse dikush mendon se mund të bëjë më mirë dhe më pas, sipas mediave të regjimit, në mënyrë demonstrative është larguar nga takimi. Me të ishte edhe kryetari i Kuvendit Kombëtar Darko Glishiq, i cili më pas mori pjesë në programin “Hit Tvit” në Pink, ku tha se nëse Vuçiq i përmbahet asaj që tha, do të thotë fundi i SNS-së.

Ujqërit u shfaqën në llogaritë e rrjeteve sociale të anëtarëve të SNS si në komandë. Nga ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq, përmes ministres së kujdesit familjar Darija Kisiq, ministrit të ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës Goran Vesiq, kryetarit të qeverisë krahinore Igor Miroviq, deputetes Nevena Gjuriq, madje edhe drejtorit së Fondit PIO Relja Ognjenoviq.

Të gjithë u bënë ujqër vetëm së fundmi, pasi Vuçiq e përdori këtë term për herë të parë në një takim me Serbët e Kosovës në Rashkë, e më pas në Instagram ku shkroi:

“Nëse të fillojnë të të gjuajnë si lepuj, atëherë ka mbaruar, atëherë nuk ka më marrëveshje, nuk ka asgjë. Nëse na kapin njërin, ose dy prej nesh si lepuj, nuk ka më lepuj, ata lepuj bëhen ujqër”.

Dhe kështu u aktivizuan ujqërit në profilet e SNS me mesazhin: “President, ujqërit tuaj janë gjithmonë me ju”.

Dhe në fakt, sipas drejtorit të lajmeve të televizionit Nova Slobodan Georgiev, shumica e njerëzve do t’i thoshin atij – “edhe për sa kohë plako”.

Mbahu legjend

“Ndoshta në gjithë atë histori ka diçka që është dramë, por këtë herë ka edhe gjëra të vërteta në atë dramë. Ai kishte pesë persona atje në të njëjtën kohë dhe të gjithë i thanë të njëjtën gjë. Pyetja është se çfarë do të vendosin. Krahas këtyre çështjeve të rënda, sërish kemi situatën shoqëruese dramatike me të cilën jemi mësuar me njoftimin e tij për largimin, ankimet dhe mbështetjen e kolegëve të tij partiak. Sinqerisht mendoj se ankimet dhe ulërima e tij tani janë si ” edhe për sa kohë plako, ne të duam, por…”. Me stil mbahu legjend,” thotë Georgiev.

Shpjegon edhe pse çdo gjë edhe një herë duket si një shfaqje, të cilën e kemi parë shumë kohët e fundit.

“Unë mendoj se është e gjitha PR e tyre. Të mos gënjejmë, kush nga SNS mund t’i dalë përballë dhe t’i thotë “nuk mund të bëhet më kështu”. Epo as ata nuk dinë gjë, ai i informon për çdo gjë. Ata e dinë se çfarë u thotë. Njësoj siç thonë pa problem kryeministrja Brnabiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq se nuk e dinë se çfarë ka biseduar me të pesëshen. Derisa komisionet të fillojnë të votojnë një nga një, si kur e zëvendësuan Nebojsha Stefanoviqin, mendoj se është një histori boshe për largimin e tij dhe për lajthimin e opinionit”.

Është shaka

Politologu Cvijetin Milivojeviq shpreson se ky nuk është një tjetër shfaqje e Vuçiqit për të shkëputur vëmendjen e publikut nga problemi real, edhe pse gjithçka po shkon në atë drejtim.

“Ndoshta kjo është një përpjekje për të manovruar, për të blerë kohë për të marrë një vendim lidhur me kërkesat e BE-së dhe SHBA-së. Ndoshta Vuçiq, duke shpallur dorëheqjen si kryetar partie, e ndoshta edhe si kryetar shteti, dëshiron të sigurojë edhe një muaj, me koston e shkuarjes në zgjedhje të reja. Përndryshe, është thjesht propagandë, dhe kështu duket. Po të donte vërtet një lloj uniteti, ai si president i vendit do të kishte biseduar dje me përfaqësuesit e të gjitha organizatave politike. Në vend të kësaj ka biseduar me Darko Glishiqin, Neven Gjuriqin, Dragan Šormazin… Është shaka”, përfundon Milivojeviq.

Të bashkohemi

Kujtojmë se Vuçiq bëri thirrje për unitet pas takimit me pesëshen diplomatike. Me atë rast, ai u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për politikës së jashtme dhe të sigurisë Presidentit të Republikës së Francës dhe Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bono dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo.

Me atë rast u tha se nuk do të braktiset plani gjermano-francez për Kosovën, i cili në pikën e katërt parasheh pëlqimin e Serbisë për hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e kjo do të thotë në OKB, të cilën Vuçiq Vuçiç ka nënvizuar si një vijë të kuqe, pra diçka me të cilën Serbia nuk do të pajtohet.

Për momentin duket se po shqyrtohet edhe ky opsion, pasi Vuçiq pas takimit ka theksuar se Serbia është e gatshme që me një rezervë të punojë në konceptin dhe ta zbatojë planin e ofruar për Kosovën. Ai gjithashtu bëri të ditur se në ditët në vijim do të zhvillojë konsultime për këtë çështje me anëtarët e Qeverisë, Kuvendit dhe të gjitha grupet sociale, ndërsa më pas bëri thirrje për unitet në Instagram:

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe kurrë nuk u fsheha nga njerëzit kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë kemi nevojë për unitet”, tha Vuçiq.

Sidoqoftë, për momentin, mbështetja vjen vetëm nga Instagram dhe Twitter i anëtarëve të SNS./Nova.rs

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë