Pas dorëheqjes nga pozita e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka thënë se Raçi është “viktima” e klaneve të grupeve të interesit në shëndetësi, raporton Veriu info.
“ Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit” ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë:
Çka po ndodh me shëndetësinë?
Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.
Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë.
Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë.
Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit
Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë.Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjenë qetësi.
Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm!!!












