Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dhunimi që tronditi Kosovën: Të dyshuarit për rastin e 11 vjeçares mund të lirohen në mungesë provash

26/01/2023 - 13:40
në Lajme
A A
E mitura në Obiliq raporton se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dyshuarit për dhunimin e një 11 vjeçare në Prishtinë mund të lihen të lirë. Një rast shumë i ndjeshëm që tronditi vendin në verën e 2022’tës mund të përfundoj me të pa dënuar. Kjo pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka hudhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Avokati, Skender Musa shpjegon se pse është hedhur poshtë aktakuza ndaj tyre.

Sipas tij, nuk ka pasur prova ligjore. Në rast të dhunimin, thotë Musa e vetmja provë e vlefshme është ekspertiza mjeko-ligjore që në rastin konkret nuk është bërë.

“Çdo rast kur nuk ka ekspertizë mjeko-ligjore nuk mund të vërtetohet dhunimi përmes dëshmitarëve dhe personave të tjerë sepse te këto vepra penale duhet me u bë ekspertiza ligjore, duhet me u bë ekspertiza profesionale dhe nuk ka dëshmitar. E vetmja provë e vlefshme për dhunime seksuale dhe persona të mitur është ekspertiza e cila tregon qartë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me dhunë apo pa dhunë”, tha Musa.

Vendimi i Gjykatës, sipas avokatit ka qenë e ligjshme, pavarësisht rastit tejet të ndjeshëm, Gjykata duhet të merr vendim të bazuar në prova.

“Në bazë të provave që duhet me i disponu prokuroria dhe gjykata hudhja e aktakuzës nuk mund të konsiderohet e paligjshme por e ligjshme pavarësisht rastit se a është i ndjeshëm ose jo gjykata duhet me u bazu ne prova. Provat nuk kanë qenë dhe vetëm me deklaratë të palës së dëmtuar nuk mundet me u denu asnjë person”, tha ai.

Pse nuk është kryer ekzaminimi mjeko-ligjor tek 11 vjeçarja

E dëmtuara, në këtë rast 11 vjeçarja e mitur nuk ka paraqitur me kohë rastin në polici. Për shkak të vonesës së lajmërimit të rastit, prova kryesore nuk është mundur të bëhet.

Ekzaminimet mjekësore kanë qenë të pamundura të kryhen tek ajo.

Avokati Musa shpjegon se në momentin kur e dëmtuara lahet dhe i ndërron rrobat pas kryerjes së aktit, fshihen dhe provat se nëse ka pasur marrëdhënie seksuale ose jo.

“Në këto rrethana gjykata nuk ka pasur zgjidhje tjera sepse rasti është paraqitur shumë me vonesë sepse është e pamundur me ditë a është kryer vepra. Ekzaminimet mjekësore kanë qenë të pamundura me ia kry sepse në momentin që lahet pala e dëmtuar humbin gjurmët, apo kur ndërrohen rrobat, janë shumë rrethana dhe faktorë që e determinojnë si vepër sepse në këto situata kur vepra lajmërohet me vonesë janë të pamundshme me u vertetu” deklaroi Skender Musa për Insadjerin.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.

Aktvendimi është marrë nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, përkatësisht propozimi në gjashtë pika është i pa plotë raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë vendim, i cili është marr më 13 janar të këtij viti, thuhet se Gjykata me rastin e shqyrtimit të aktakuzës është e kufizuar që të mos paragjykoj epilogun e çështjes penale në meritum dhe në vlerësimin e plotë dhe përfundimtar të kualifikimit të veprës penale.

“Derisa gjykimi ende nuk ka filluar, Gjykata nuk e ka gjithashtu të mundur të vlerësoj nëse gjendja faktike është e provuar në mënyrë të plotë dhe përtej çdo dyshimi në bazë të provave sepse kjo do të ishte krejtësisht paragjykuese për epilogun e gjykimit”, thuhet në vendim.

Gjyqtari Isufi në këtë vendim ka theksuar se akti akuzues në pikën 1 lidhur me të miturin G.R, G.J dhe Xh.S, në pikën II lidhur me të miturin G.R, në pikën III lidhur me të pandehurin E.R, në pikën IV lidhur me të pandehurin E.R, në pikën V lidhur me të pandehurit Sh.K dhe në pikën VI lidhur me të miturit G.R dhe Xh.S nuk është përpiluar në pajtim me nenin 241, të KPRK-së, përkatësisht akt akuzues, është i paplotësuar edhe pas kërkesës për përmirësim.

Tutje, në vendim thuhet se aktakuza përkatësisht propozimi në pikat e lartcekura nuk është mjaftueshëm i qartë, është i ngatërrueshëm dhe përshkrimi faktik nuk përputhet qartazi me kualifikimin juridik të veprave penale.

Sipas gjykatës, shkuarja me lehtësi në shqyrtim gjyqësor ndaj personave të dyshuar mbi bazën e një akti akuzues i cili nuk ndan saktësisht veprimet inkriminuese të secilit person të dyshuar dhe kur përshkrimi faktik qartazi nuk përputhet me kualifikimin juridik, përbënë shkelje jo vetëm të dispozitave të procedurës penale por edhe të drejtave të njeriut dhe administrim jo të duhur të drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë