
Një shofer është gjobitur me 500 euro dhe i është ndaluar për një vit drejtimi i mjetit me veprim motorik, pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë.
Siç njofton policia në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h, shoferi kishte vozitur mjetin me 141 km/h.
Njoftimi i plotë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 141 km/h (gjobitet me 500€, 5 pikë negative dhe 1 vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.












