
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kishën ortodokse në Vushtrri, ku një klerik është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se dyshohet që kleriku ortodoks të ketë bërë vetëvrasje.
Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info ka thënë se familjarët kanë raportuar se brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç.
“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarve të viktimes është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapsirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshes 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – deklaron Zahiti.










