Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht tre qytetarë tjetër.
I dyshuari e ka dëmtuar edhe veturën e një viktime tjetër mashkull kosovar.
Të rrahurit kanë pranuar tretman mjekësor, kurse sulmuesi është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht tre meshkuj kosovarë, si dhe ka dëmtuar veturën e një viktime tjetër mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.












