Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flet vëllai i kosovares që vdiq në aksident: Bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar të pinte pasi kishte humbur babanë

30/01/2023 - 20:14
në Lajme
A A
Flet vëllai i kosovares që vdiq në aksident: Bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar të pinte pasi kishte humbur babanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vëllai i Adriana Sylmetajt, 23-vjeçares e cila ndërroi jetë nga një aksident tragjik dy ditë më parë në New York, pasi bashkëshorti i saj po drejtonte makinë në gjendje të dehur, ka treguar për mediat e huaja, se ajo mezi po priste që të bëhej nënë.

‘Ajo ishte e emocionuar kur mësoi se do bëhej nënë. Ishte diçka e re. Mezi priste të lindte fëmijën’, tha vëllai i saj Al Sylmetaj për Daily News.

‘Po mendonin për emrat, por nuk kishin vendosur ende. Po ashtu po mendonin të bënin një festë për pritjen e ëmbël të fëmijës’, shtoi ai.

Vëllai i 23-vjeçares është shprehur se që në fillim nuk ka pasur besim te i dashuri i motrës, pasi kohët kishte filluar që të pinte shpesh, si pasojë edhe e dhimbjes pasi kishte humbur babanë.

‘E kisha këtë ndjenjë që rezultati do të ishte në këtë mënyrë. Gjithmonë kur e prezantonte veten dukej sikur ishte nën ndikimin e alkoolit, jo për faktin që dukej i pakontrollueshëm, por nga mënyra si fliste. Gjithmonë pyeste nëse do të shkoja të pija diçka me të. Sapo kalova ditëlindjen dhe ai më ftoi që të pija me të, por nuk pranova’, u shpreh vëllai.

Sylmetaj punonte si teknike veterinere, por së fundmi kishte marrë lejen e lindjes.

‘Ishte perfekte. Nuk mund të thuash gjë tjetër. Është mënyra më e keqe që ajo të vdiste. Nuk e meritonte as ajo dhe as fëmija. Nuk mund të them asgjë që mund ta rregullojë apo ndryshojë çfarë ka ndodhur’, u shpreh një mikeshë e saj.

Al Sylmetaj tha se motra ua kishte prezantuar të dashurin të afërmve dy vite më parë.

“E donte jetën, ishte gjithmonë e lumtur. E gjithë familja po priste fëmijën. Dy fëmijët e mi, kam një 5 vjeç dhe tjetrin 6 vjeç dhe një tjetrën që do të vinte vërdallë, kjo ishte ajo që po prisnin të gjithë”, tha ai.

Vëllai tregoi se tashmë po përpiqen të kuptojnë dinamikën e aksidentit.

“Është e vështirë. Nuk mund ta besoj”, tha ai.

Sipas tij, i dashuri i motrës nuk ishte aq entuziast që do të bëhej baba.

“Nuk mendoj se ishte gati për të pasur fëmijë. Nuk ishte përgatitur për këtë gjë. Nuk do të bëhesh baba s’mund të shkosh t’i japësh mjetit i dehur. Duhet të mendosh pak”, tha ai.

Më tej, Al është shprehur se të gjithë familjarët kanë vënë re diçka për Nikeziç. Sipas tij ai tentonte t’i manipulonte ose t’i bënte ta pëlqenin.

“Kur ajo më thoshte se ishte e lumtur, se e donte, e besova fjalën e saj (motrës) dhe e pranova. E pyesja shpesh nëse ishte në rregull çdo gjë. Ndoshta nuk ishte diçka reciproke. Dukej sikur ajo e donte më shumë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë