Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani për draftin e FES-it: Komunat kthehen në agjenci të Serbisë brenda Kosovës

31/01/2023 - 17:51
në Lajme
A A
Enver Hasani: Putini nuk e ka problemin vetëm me NATO-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se versioni i propozuar nga FES i jep Asociacionit kompetencë ekzekutive autonome. Sipas tij, me këtë draft-Statut, komunat anëtare shndërrohen një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka edhe disa çështje të tjera, të cilat ai i ka detektuar si problematike në dokumentin e publikuar dje.

Ndonëse ndërkombëtarët i kërkojnë Qeverisë ta japë një version se si e do Asociacionin e komunave me shyumicë serbe, zyrtarisht institucionet nuk kanë bërë asnjë propozim. Deri tani, janë dhënë vetëm deklarata kundër formimit të Asociacionit, kryesisht nga Kryeministri Albin Kurti.

Profesori Enver Hasani në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se nuk ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, problemi qëndron vetëm te përmbajtja, pasi edhe më tutje, nuk bëhet e qartë se si do të jetë ai.

“Asnjëherë nuk ka pasur dilema nëse duhet të formohet Asociacioni komunave me shumicë serbe, që nga dita kur është ratifikuar Marrëveshja e vitit 2013 dhe kur Gjykata Kushtetuese dy vite më pas ka dhënë verdiktin e saj, duke e kthyer këtë në një detyrim kushtetues. Problemi ka qenë dhe është përmbajtja: çfarë Asociacioni duhet të jetë ai, meqë Marrëveshja e vitit 2013 nuk e bën të qartë këtë”, ka thënë Hasani.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetues, ndërkaq, ka treguar vetëm atë se çka nuk duhet të jetë një asociacion. Kjo e bën fare të lehtë operimin me përmbajtjen e tij meqë ai vendim duhte të shërbej si një “road map”. Ka hapësirë pafund për të adresuar shqetësimet e Kosovës në aktin normativ që implementon Marrëveshjen e vitit 2013”.

Fondacioni gjerman “Friederich-Elbert-Stiftung” e ka hartuar një draft-Statut të Asociacionit, të cilin e ka shpjeguar edhe në një diskutim të hapur, pas publikimit të dokumentit.

Hasani thotë se ky dokument më shumë krijon shqetësime, sesa lehtësime për pjesën skeptike për Asociacionin.

“Unë dje kam lexuar me vëmendje draftin e këtij Statuti, kam ndëgjuar edhe mbrojtjen e tij publike nga akterë relevant të tij. Mendoj se prezantimi i tij dhe vetë draftimi më shumë kanë shkaktuar problem dhe ankth te popullsia shumicë, sesa ndonjë lehtësim”, ka thënë ai.

Sipas Hasanit, në draft-Statuti flet për një entitet që ka kapacitet autonom për vendimmarrje në sferat, kompetencat e të cilave, në shumicë, i takojnë autoriteteve qëndrore të vendit.

“Kjo për faktin se dispozitat e tij flasin për një entitet juridik nga e drejta publike, që posedon kapacitet të plotë dhe autonom për vendimmarrje të pavarur në sferat që paraqiten si sferë e fushëveprimit të tij në të ardhmen. Ato sfera përfshijnë, në një pjesë të madhe, kompetenca e autorizime që iu takojnë autoriteteve qendrore”.

Ish-kryetari i Kushtetueses liston disa prej defekteve që, sipas tij, i ka propozimi për Statutin e Asociacionit, që e ka bërë FES-i. Disa nga to janë kompetenca ekzekutive autonome që ky draft ia jep Asociacionit dhe struktura e Asociacionit.

“Do të veçoja disa gjëra që janë mjaft problematike: e para, ajo që shihet qartë nga prezantimi dhe mbrojtja e djeshme e këtij drafti nga akterët e tij është se ata nuk e kanë të qartë se Asociacioni që propozojnë përfaqëson një entitet legal të së drejtës publike, me kompetencë ekzekutive autonome; e dyta, kjo shihet nga vetë fakti thjeshtë se vendimet e Asociacionit i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë, gjë që nuk ndodh me entitete legale që janë nga e drejta private; e treta, përfaqësimi i komunave, jo i qytetarëve të saj, në Kuvendin e Asociacionit, bën që ai të jetë agjenci shtetërore që zëvendëson ushtrimin e juridiksionit në sferën e vetqeverisjes lokale nga ana e komunave ekzistuese. Kjo nënkupton se Kuvendi, që definohet si një organ suprem i tij, të jetë konjuktural dhe të dominohet nga vullneti grupeve të ngushta të interesit, jo nga vota e qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në komunat anëtare të Asociacionit; së fundi, roli dhe pozita e Serbisë ka kuptim në nivelt të vetëqeverisjes lokale, por jo edhe në nivel të përfaqësimit të komunave anëtare, të cilat me Statut shndërrohen si një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës”, thotë Hasani.

Cështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka marrë krejt fokusin e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën. Hasani pret që formimi i Asociacionit të ndërlidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ajo ka aplikuar.

“Kjo do të reflektohet në proceset tona të integrimit, sepse edhe më heret ka pasur gatishmëri për hyrje në Këshill të Evropës, por nuk kemi pasur ofertë nga ta për të nisur procedurat, siç kërkohet me rrgullativën e brendshme të këtij organi. Nisja e procedurave u bë me ftesën e strukturave relevante të Këshillit dhe ka pasur pritje se Kosova do të dijë të shfrytëzojë mungesën e Rusisë aty për të ecur përpara”, thotë ai.

“Përtej kësaj, nëse nuk adresojmë detyrimet ndërkombëtare që kemi, mund të çojmë vendin në ujëra edhe më pak të favorshme se këto që shohim sot. Kjo ka çmim dhe reflektohet në pozitën juridiko-ndërkombëtare të vendit”. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë