Analisti, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Radio Televizioni i Kosovës asnjëherë nuk ka pasur bord më të dobët që nga themelimi.
“Që nga themelimi i RTK-së, afërsisht 23 vjet më parë, po aq sa ka qenë ëndrra e drejtorit aktual të këtij mediumi publik, ky institucion nuk ka pasë bord më të dobët, më me pak integritet e me kaq të padijshëm. E rrjedhimisht nuk ka se si të pritet që drejtori i zgjedhur të mos ishte i përzgjedhuri i partisë në pushtet”, – ka shkruar Zogaj.
Ai po ashtu ka mështetur aksionin e sontëm të PSD-së të cilët përmes aktivistit të saj, Nol Nushi, shfaqën një pankartë në transmetimin e drejtëpërdrejtë të lajmeve qendrore, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.
“PSD sot vetëm e paska tregu vizuelisht se çka saktësisht nënkupton akronimi i RTK-së, ky televizion i partise tashmë”, – mendon Zogaj.













