Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar kritikon Kurtin, lavdëron Vuçiqin: Kosova të themelojë Asociacionin, qasja e Serbisë është konstruktive

03/02/2023 - 20:10
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: SHBA kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, thotë Escobar

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të pyetur për qasjen e shtetit serb në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur edhe një herë shprehjen “angazhim konstruktiv”. Në anën tjetër, përkundër fjalëve të mira për “angazhimin” e liderëve serbë nga zyrtarët amerikanë, kryeministri Kurti është përballur me një presion të madh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Së fundi, termin “konstruktiv” e përdori i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në një intervistë të dhënë për median “The Pavlovic Today”.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte me frazën “angazhim konstruktiv” të cilin Blinken e përdori pas bisedës me Vuçiqin, Escobar ofroi sqarimin e tij si zyrtar i Departamentit të ShBA-së.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin aneksave, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive.” – shpjegoi Escobar.

Një tjetër falënderim për qasjen “konstruktive” i erdhi ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, jo shumë kohë më parë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte Këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili përmes një postimi në Twitter ditë më parë, pati disa fjalë të mira për ministrin serb.

“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” – shkruante Chollet në Tëitter.

E kur jemi tek Kosova, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, në një raport vjetor, i kishte rrëfyer ministres Donika Gërvalla për “brutalitetin” e ShBA-së. Ai kishte treguar se e ka të vështirë të takojë çfarëdo përfaqësuesi të ShBA-së.

Sa i përket Kosovës, Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në intervistën e dhënë për mediumin e lartpërmendur përsëriti qendrimin e SHBA-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nuk ka rrugë për t’i shpëtuar Asociacionit sepse kjo është kërkesë ligjore e Kosovës.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serboisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget.” – tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti aktualisht po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se draft-statuti për Asocacionin i prezantuar së fundi, sesioni dëgjimor i 31 janarit të këtij viti në Ambasadën amerikane dhe krejt në fund deklarimi i Kurtit në kuvendin e Kosovës se “Asociacioni mund të konsiderohet, por me 6 kushte” janë disa nga zhvillimet më konkrete dhe tregues të qartë të një presioni konkret ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit dhe implementimin e planit franko-gjerman./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë