
Gazetari, Berat Buzhala, ka folur për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se Molliqaj nuk është fshehur në asnjë moment nga policia.
Madje ai ka treguar se ka qëndruar me Molliqajn në një kafene shumë të frekuentuar, e madje kanë kaluar policia e i kanë përshëndetur.
“Kemi qenë në një nga kafet më të popullarizume, Apartament. Kanë kalu policia, na kanë përshëndet”, tha ai.
“Çka o ky spektakël. Ministri i brendshëm po hin po të kqyr live tu të arrestu”, ka thënë Buzhala.












