Opinionistja, Kimete Berisha, ka vazhduar kritikat e ashpra kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Berisha beson se Kurti është pajtuar me Asociacionin, të cilës ajo i referohet si “Zajdenicë” term ky i shtyrë nga kryeministri Kurti sa ishte në opozitë.
Në një shkrim në formë poezie, Berisha shkruan në llogarinë e saj në Facebook se Kurti kaq shpesh ka përmendur “Zajednicën” sa që i duket si një grua “një gospodje që të mundi nga varri”.
Madje, Berisha, në formë estetike, thotë se Kurti nuk ka vend ku të pështyhet, përveç se në fytyrë.
“Pushteti yt është aq i madh sa nuk ka vend ku të të pështyjj – përveç në fytyrë”, – shkruan Berisha.
Postimi i Kimete Berisha:
Albini pajtohet me Zajednicen!
Z.Albin Kurti?
– E pranon Zajednicën si një krijesë të ringjallur, pasi e ke shpallur të vdekur më parë?
– Pranon që ta duash – anipse ke thënë se e urren;
që do ta respektosh – anipse ke qejf ta përçmosh;
që ta ruash nga shqiptarët – anipse Ty do të të duhet të ruhesh prej saj;
– Që gjithmonë t’i qëndrosh pranë.
Pranon?
Ajo i ka faqet e kuqe, se të rilindurit nuk sëmuren më.
Ata vdekja i shëron.
Kaq shpesh e ke përmendur emrin e ‘saj’, sa që Zajednica duket si një grua, një gospodje që të mundi nga varri.
Nuk ishte e nevojshme të ishte e gjallë për ta fituar luftën me ty.
– Albin Kurti: Po. E pranoj.
E pranoj që askënd dhe asgjë në jetë nuk mund ta konsideroj të gjallë pa e shpallur të vdekur më parë.
P.S. Pushteti yt është aq i madh sa nuk ka vend ku të të pështyjj – përveç në fytyrë.
— Motivi: Diogjeni.













