Gazetari mitrovicas Urall Boshnjaku ka vlerësuar kompaninë e autobusëve “Ariani” për lëshimin e kuponëve fiskal, shkruan Veriu info.
Boshnjaku ka thënë se ashtu siç i kam kritikuar për rritjen e çmimit të biletave ashtu edhe i lavdëroj kur respektohet shteti.
Postimi i plotë:
Qishtu forcohet shteti. Pak më parë u nisa drejt Prishtinës me një nga autobusët e kompanisë Ariani. Në nji ambient si autobusi, vend në të cilin lehtë i shmanget tatimit e ku zakonisht nuk jemi mësu me na u lëshu kuponë fiskalë, kjo firmë po i lëshon ato, një për një, për secilin udhëtarë që ndodhet brenda.
Njejtë siç i kam kritiku kompanitë për rritjen e çmimeve të biletave në drejtimin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë, ashtu edhe kam dëshirë t’i lavdëroj kur e shoh se puna po kryhet me rregull dhe duke e respektu shtetin ku jetojmë.













