
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e ri të ndërmarrjes “Trepça” pasi bordit të përkohshëm ka kohë që i ka skaduar mandati.
Bahri Hyseni do të jetë kryesues i këtij bordi gjersa anëtarët tjerë do të jenë Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.
Njëri nga anëtarët e Bordit të ri të “Trepçës” Bujar Bilalli kishte qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të vitit 2013, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bilalli atë kohe renditej me numrin 17 në listën e Vetëvendosjes në garën për Asamble dhe kishte marrë vetëm 81 vota.
Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje erdhën në pushtet duke premtuar mes të tjerash çkapjen e bordeve nga dora e politikës por si duket tashmë ata vet po emërojnë anëtarët e partisë së tyre ose përkrahësit e tyre në bordet e ndëmarrjeve publike.
Më poshtë mund të shihni listën e KQZ-së ku shihet emri i Bujar Bilallit si kandidat për asamble nga kjo parti.












