Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua e ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në Polici se personi me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, nuk po e lë rehat që kur janë ndarë.
Sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi e ngacmon përmes mesazheve nëpër rrjete sociale.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmim”.













