Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-aktivisti i plagosur në protestë më 2007: VV-ja s’përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë

10/02/2023 - 11:53
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-aktivisti i plagosur në protestë më 2007: VV-ja s’përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Naim Ramizi, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i plagosur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, ka rrëfyer për Ekonomia Online, përvojat nga dita kur u vranë dy aktivistë të Vetëvendosjes. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndyshuar rrënjësisht nga ajo çfarë ka qenë si organizatë, raporton Ekonomia Online.

Ramizi i cili ka qenë i plagosur atë kohë, ka thënë se përpos shpalljes së Pavarësisë, nga ajo kohë pak kanë ndryshuar për të mirën e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe kërkesat e ndërkombëtareve për themelimin e Asociacionit.

“Sot kanë kaluar 16 vite nga atëherë dhe po mendoj që përveç shpalljes së Pavarësisë pak gjëra kanë lëvizur në kuptimin pozitiv drejtë shtetformimit të Kosovës. Sot pas kaq vitesh në po përballemi me presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit i cili për mendimit tim është një kancer që po tentohet që të instalohet brenda shtetit të Kosovës”, ka thënë ai, teksa përmend edhe fjalët e Kurtit sa ishte në opozitë.

“Po ka ndryshime, ne atëherë kemi menduar që me Serbinë nuk duhet që të negociohet në as një rrethanë statusi politikë i Kosovës. Me Serbinë mund të diskutojmë për çështje teknike siç mund të diskutoj shteti me një shtet. Por kjo ka ndryshua, kryeministri i sotëm para ardhjes në pushtet ka premtuar se ka me zhvillu dialogun me serbet lokal dhe në fund ne kemi parë diçka tjetër. Prej krejt asaj çka nuk ka ndryshu deri në këtë moment është qëndrimi kundrejt Asociacionit dhe unë kisha dashur që këtë qëndrim kryeministri i Kosovës Albin Kurti me qenë konsistont”, u shpreh Ramizi.

Sipas Ramizit, Lëvizja Vetëvendosje e vitit 2007 nga e sotshmja ka dallime thelbësore. Thotë se VV-ja nuk dallon nga partitë që kanë qeverisur me vendin.

“Vetëvendosja nuk përfaqëson asgjë prej trashëgimisë së atëhershme, ka ndryshuar rrënjësisht, thelbsisht, nuk përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë atëherë. VV-ja sot është një parti që nuk dallon as pak nga partitë të cilat kanë qeverisur më herët me Kosovën. Ne jemi dëshmitarë të përditshëm për nepotizmin e paskajshëm që është duke ndodhur në institucionet e Kosovës. Është arbitrar uzurpimi edhe vendosja e militantëve nëpër pozitat kyçe udhëheqëse pa as një kriter”, tha në fund ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë