Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dorëzohu, s’është vonë”: Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas kërkesës ndaj prokurorit për tërheqje nga aktakuza ndaj saj

11/02/2023 - 08:09
në Kryesore, Lajme
A A
Pas shkarkimit të Liljana Stevanoviqit, Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka ndalur përpjekjet për ndërhyrje në sektorin e drejtësisë. Gjatë seancës gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rastit të tërhiqet nga aktakuza.

Kjo deklaratë e Haxhiut ka shkaktuar reagime nga politikanët e partive opozitare por edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Madje, kishte edhe prej atyre që kërkuan dorëheqjen e ministres Haxhiu.

Para të pranishmeve, ka deklaruar se kur nuk ka prova, prokurori Ilaz Beqiri duhet të dorëzohet.

Sipas saj, nuk është vonë për prokurorin që të dorërhiqet tani.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”- është shprehur Haxhiu.

I menjëhershëm qe reagimi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i cili ka dënuar gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur në seancën gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“KPK-ja i bënë thirrje Ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit” thuhet në deklaratë të KPK-së.

Në anën tjetër, KPK-ja thotë se do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ku ka thënë se kështu i duan të dorëzuar, si mjekët, ashtu edhe policët e mediat, shoqërinë civile e opozitën.

“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë” – ka shkruar Çitaku.

Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili e cila fillimin e mandatit të deputetes e nisi në Lëvoizjen Vetëvendosje, ka thënë se nga sot Kurti ka përgjegjësinë të jap llogari për çdo ditë shtesë që Haxhiu e kalon në Ministrin e Drejtësisë.

“NË EMËR TË POPULLIT DORËZOHU E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!” – ka shkruar ajo.

Ani pse mori shumë reagime të ashpra, ministren Albulena Haxhiu dikush e mbrojti për deklaratën e saj drejtuar prokurorit.

Sadri Ramabaja, anëtarë i VV-së dhe analist, i doli në mbrojtje ministres Haxhiu.

Sipas Ramabajes, ministrja Haxhiu sot në seancë nuk ishte si ministre dhe të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.

“Në seancë sot A.Haxhiu nuk ishte si ministre. Këtë fakt mos e anashkalo. Të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.” – ka shkruar Ramabaja.

Në mbrojtje i doli po ashtu edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka i cili arsyetoi ministren duke thënë se ishte në rolin e të pandehurës.

“Pra, ministrja në cilësinë e të pandehurës nuk paska asnjë të drejtë të flasë do të thotë. Në fakt kjo është mbytje e demokracisë.

Në kontekstin e mungesës së të provuarit nga ana e prokurorit se gazi lotsjellës është armë, në kuadër të mbrojtjes dhe në pozitën e të pandehurës kërkoi nga prokurori që të heq dorë nga ndjekja”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë