Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kosovës ka folur edhe për deklaratën e tij për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq.
Opozita kishte deklaruar se Kurti ka glorifikuar Ivanoviqin në përvjetorin e vdekjes së tij.
Por Kurti tha se video e tij ka qenë në gjuhën serbe dhe nuk i është drejtuar deputetëve shqiptarë.
“E di që keni disktutuar gjerë e gjatë, por videon e kam bërë serbisht jo për juve, por unë juve ju flas shqip, kurrë nuk ju flas serbisht”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se problemi pse Serbia është kaq destruktive është sepse nuk ka demokraci e as pluralizëm politik, duke përfshirë edhe komunitetin serb.
“Problemi që i kemi sot për bindjen time është që në komunitetin serb nuk ka demokraci e nuk ka pluralizëm politik, nuk ka pluralizëm politik sepse janë këto dy vrasje”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se meqë Serbia është destruktive Kosova duhet të krijojë imunitet shtetëror.













