
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një video – njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se këtë vit do të vendoset në Prishtinë shtatorja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Kreu i PDK-së, bashkë me kryetarin e asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, kanë bë të ditur faktin se tashmë është vendosur për këtë shtatore për komandantin e UÇK-së e cila do të pozicionohet pranë Kuvendit të Kosovës.
“Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, – tha Krasniqi.











