Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u ekzekutua Bledar Muça? Hoxha vjen nga Belgjika: Isha në shtëpinë e tij, lidhjet dhe misteri

03/02/2022 - 13:59
në Kryesore, Lajme
A A
Si u ekzekutua Bledar Muça? Hoxha vjen nga Belgjika: Isha në shtëpinë e tij, lidhjet dhe misteri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekzekutimi i “krahut të djathtë” të grupit Çapja në Belgjikë, Bledar Muça pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bruksel, Londër dhe Holandë, që i kushtuan disa artikuj për rolin në trafikun e kokainës. Gazetari Artan Hoxha ishte në Belgjikë, në vendin ku u vra Muça në Antwerp. I ftuar në studion e “ABC LIVE”, Hoxha rrëfeu detajet që mësoi nga informacionet në Antwerp.

“Vrasja e Bledar Muçës ka krijuar një problem shumë të madh këtu dhe pastaj atje. Autoritetet po hetonin edhe ngjarjet e mëparshme. Muça u godit pasi parkoi makinën dhe po shkonte në banesë. Dyshimet janë se ishin tre persona. Atentati dyshohet se ishte kryer nga vrasës me pagesë.

Muça nuk kishte qenë problematik aty. Por nuk ishte i panjohur për belgët. Në 2018 Muça kishte pasur një dosje me Florenc Capjan dhe një tjetër person. U larguan. Por u dënuan me 4 muaj burg për një grabitje të thjeshtë. Në xhep në momentin që u vra iu gjet një dokument britanik, më pas një dokument bullgar, por nga gjurmët e gishtave rezultoi se ishte Bledar Muça” tha ai.

Hoxha u ndal edhe te atentati i para 5 muajve që i shpëtoi Muça. “Bledar Muca ishte zhvendosur nga Emiratet e Bashkuara në Belgjikë, në Antwerp ishte ai që merrej me drejtimin e aktivitetit. 5 muajsh më parë iu bë një tjetër atentat, por shpëtoi. Shkova atje dhe shtëpia e të ndjerit ishte përballë stacionit të policisë. Para 5 muajsh autorët i kishin vendosur GPS makinës.

Atje nuk përdornin makina të blinduara. Në rastin e parë autorët kanë marrë vesh lëvizjen, por nuk e kanë parë që zbriti në një distancë të shkurtër, 5 minuta para se makina të shkonte në garazh. Autorët u futën, plagosën drejtuesin, kur panë që nuk ndodhej Muça, morën veturën, brenda saj ndodhej 50 kg kokainë. Kjo histori nuk ishte denoncuar pasi ishte problem për dy palët. Në 22 janar, Bledar Muça ka qenë vetëm” tha ai.

Më tej Hoxha theksoi se dy vrasjet e fundit në Belgjikë vendosën qetësinë në Elbasan. “Në Belgjikë u vranë dy personat kryesorë që ishin financierët e tyre. Pritjen e kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj. Vrasja e Arjan Spahiut dhe Bledar Muçës, dy grupet janë të shkatërruara dhe sfiduara nga kundërshtarët e tyre” tha ai.

Gazetari investigativ tha se në Belgjikë veprojnë disa grupe shqiptare. “Në Belgjikë operojnë grupe nga Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlorë. Aty është porti i dytë më i madh i Europës. Biznesi primar me të cilin mbahen këto biznese është kokaina.

Më pas kemi konflikte që përshkallëzohen në Shqipëri. Bledar Muça është një personazh shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Në momentin që u arrestua Ardjan Muça në Shqipëri dhe nipi i tij në Dubai. Kur do të kryheshin këto arrestime janë larguar Florenc Capja dhe Bledar Muca bashkë me familjet e tyre, shkuan në Stamboll dhe më pas në Dubai” tha ai.

Dje në Belgjikë u gjet i vdekur një tjetër shqiptar. Por ende nuk ka asgjë konkrete për pistën. “Personi që është gjetur në orët e para të mëngjesit i vrarë në Roeselare, Belgjikë është larg  Antwerp-it. Viktima, janë dyshime si në rastin e parë, në fillim u tha se ishte britanik.

E kanë gjetur banorët e pallatit që kanë dëgjuar zhurmë. Nuk janë vërejtur plagë plumbi, por frakturë në pjesën e pasme të kokës, që nuk dihet si ka ardhur, aksidentalisht, apo ka qenë nën efektin e alkoolit, apo nëse goditja i është bërë me mjete të forta. Viktima është 38-vjeç” deklaroi Hoxha.

/Abcnews.al

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë