Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qeveria në këto dy vjet ka degradu në çdo aspekt”- Opozita kritika të forta në drejtim të Albin Kurtit!

14/02/2023 - 15:27
në Kryesore, Lajme
A A
“Qeveria në këto dy vjet ka degradu në çdo aspekt”- Opozita kritika të forta në drejtim të Albin Kurtit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë dy vite kohë kur Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin erdhi në pushtet.LVV-ja fitoi me 50% të votave duke lënë pas PDK, LDK-në dhe AAK-në.

Por si po shihen këto dy vite qeverisje nga partitë opozitare?Bardh Ahmeti zëdhënës për media i Partisë Socialdemokrate(PSD), një nga subjektet politike më të zëshme kundër Qeverisë Kurti tha për “Gazeta Blic” tha se Qeveria Kurti për dy vite s’ka asgjë çfarë të tregojë sepse nuk e ka mbajtur asnjë premtim.

Ahmeti tha se të njëjtit kishin premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, banesave sociale, rimëkëmbjen e shëndetësisë por që asnjërin nga këto premtime nuk i mbajtën.

“Qeveria Kurti, siç e thotë edhe fjala popullore, “nuk i ka rënë vijë” programit politik të saj me të cilin po pretendon që po qeveris tash e dy vite. Ky program në vetvete nuk ishte mbreslënës sepse ishte ordiner dhe në të nuk gjeje transformime të mëdha e as ndryshime thelbësore për vendin e shoqërinë.

Prapë se prapë, edhe ky plan ordiner nuk arriti të jetësohej për dy vite qeverisje”

“Vijën që premtimeve të tyre s’po mund t’ja vëjnë dot, ja vendosem ne në ndërtesën e qeverisë.Këta premtuan 160 çerdhe. Këtu dështuan në mënyrë spektakolare.

Premtuan 4000 banesa të përballueshme. Ky premtim, pos në kohën e fushatës, tashmë është heshtur plotësisht ashtu që kush se merr guximin ta përmend më.

Premtuan rritjen e mirëqenies. Çka fituam ishte rritja e buxhetit nga rritja prej inflacionit dhe rënie të mirëqenies.

Qytetarët e Kosovës, për shumicën e kohës sa ka zgjatur kjo krizë, kanë mbetur nën mëshirën e tregut pa ndërhyrjen e qeverisë.

Premtuan respektimin e të drejtave të punëtorëve e shumëfishimin e inspektorëve të punës për t’i siguruar ato të drejta. Tash e kësaj dite nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Premtuan rimëkëmbjen e shëndetësisë, thanë s’do të ketë mungesë barnash e shërbimesh. Lëre që po mungojnë barnat e shërbimet, tash po mungojnë edhe mjekët; kurrë më shumë migrim të popullatës nuk ka pasur sesa me këtë qeveri. Edhe këtu asnjë hap konkret për t’u marrë me këtë fenomen.

Qeveria Kurti, për 2 vite qeverisje, nuk ka çka të kallxoj. Asnjë projekt, asnjë ndërhyrje domethënëse, asnjë transformim rrënjësor, as rritje të mirëqenies, as të barazisë e as të drejtësisë në vend” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
Bardh Ahmeti, zëdhënës i PSD-së
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës po shprehen tërësisht të zhgënjyer me mënyrën se si është qeverisur këto dy vite në Kosovë.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se dy vitet e fundit çdo gjë në Kosovë ka ndryshuar në apektin negativ.

“Qeveria Kurti në fillim më bëri të besoj se mund të bëjnë diçka, por fatkeqësisht Qeveria Kurti jo vetëm nuk ka lëviz asgjë për qytetarët e Kosovës pozitivisht por gjithçka ka ndryshuar në aspektin negativ. Ne jemi dëshmitar secili, se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e vështirë tani sesa para dy viteve edhe në aspektin ekonomik, në arsim, shëndetësi edhe në politikën e jashtme e diplomaci. Qeveria Kurti për këto dy vite ka degradu shumë në çdo aspekt dhe kjo është për të ardhë keq” tha Gaxherri për “Gazeta Blic”
Besa Gaxherri, LDKAsnjë përmirësim në aspektin ekonomik nuk po sheh as Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti politik, Ferat Shala, tha për “Gazeta Blic” tha se nuk ka zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, siç ishte premtuar.

“Dy vjet janë kohë e mjaftueshme që ne të bëjmë një permbledhje te politikave ekonomike. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë parametër ekonomik, financiar, social që do të na bënte të ndiheshim mirë si vend dhe si institucione shtetërore. Në asnjë situatë nuk kemi pa lëvizje pozitive përveç skemave sociale dhe shpërndarjes së parasë kesh tek disa disa kategori sociale. Nuk shohim prosperitet ekonomik, nuk shohim prespektivë zhvillimore, nuk kemi hapje të vendeve te reja të punës nuk ka investime as në industri dhe as në turizëm dhe as bujqësi. Ka ra shkalla e komunikimit me investitorët strategjik ” tha Shla për “Gazeta Blic”

Ferat Shala, PDKJo efektive Qeverinë Kurti në këto dy vite e ka cilësuar dhe njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari.

Jashari tha për “Gazeta Blic” se kjo qeveri do të mbahet mend për mos përmbushjen e premtimeve dhe ftohjes së raporteve me ndërkombëtarët.

“Qeverisja Kurti, për kë to dy vite mund të vlerësohet një qeveri jo efektive, qeveri e fjalëve të shumta e punëve të pakta, një qeveri që ka vazhduar diskursin e përçarjes së brendshme dhe ftohjes së raporteve me partnerët ndërkombëtar.

“Kjo qeveri do të mbahet mend edhe për mos përmbushjen e premtimeve dhe ndërrimit të diskursit duke shkelur secilin premtim të dhënë , do të mbahet ne mënd që për dy vite ka shtuar zhgënjimin dhe si rezultat kemi edhe braktisjen me të madhe te vendit nga të rinjtë me të cilët jemi krenuar gjithmonë .

Do të mbahet në mend si qeveri që vazhdimisht është ankuar dhe ka gjetur fajtor për çdo dështim të vetin, ka sulmuar mediat dhe opozitën pa ndal dhe ka ftohur raportet me Shqipërinë si asnjë qeveri tjetër”
Shemsi Jashari, AnalistLëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të vitit 2021 mori mbi 50% të votave duke arritur të formojë e vetme Qeverinë.

Pas LVV-së u rendit Partia Demokratike e Kosovës, në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në fund AAK.

Megjithëse kryeministri Kurti kishte thënë gjatë fushatës elektorale se dialogu Kosovë-Serbi nuk është prioritet, me ardhjen në pushtet u kthyer tema kryesore në qeverisjen e VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë