Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Vitia, a do t’i braktisesh sërish pacientët dhe stafin mjekësor për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës?

14/02/2023 - 19:26
në Lajme
A A
Haxhiu: Vitia, a do t’i braktisesh sërish pacientët dhe stafin mjekësor për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka adresuar disa pyetje për Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Veriu.info.

Gjatë pyetjeve të parashtruara, Haxhiu e ka pyetur Vitinë se s do t’i braktisesh sërish pacientët dhe stafin mjekësor për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës?.

Postimi i plotë:

Pyetjet dhe shqetësimet që sot i kam ngritur në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë raportimit të Ministrit të Shëndetësisë z. Arben Vitia.

Z. Vitia, a do t’i braktisesh sërish pacientët dhe stafin mjekësor për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës?
Si e vlerësoni punën e Përparim Ramës në qeverisje të Komunës se Prishtinës deri me tani?
Në opinionin publik është krijuar përshtypja se ju jeni duke e përdorur postin e ministrit të shëndetësisë si “trampolinë” për të kërcyer nga një pozitë në tjetrën, herë kandidat për kryetar herë në sektorin privat?!

Ju thatë se anti-korrupsioni është duke u marr me rastin tuaj të konfliktit të mundshëm të interesit,
unë kam ngritë dyshime se punësimi i juaj në kompaninë private “Olive’ mund te jetë në kundërshtim me LIGJIN Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK – Neni 18. Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike:
Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:
1.1. Të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre;
1.2. Të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;

A mund ta bëni publik vendimin e Agjencionit Anti Korrupsion për rastin tuaj?
A keni pas marrëdhënie kontraktuale me Olive?
Cila ka qenë pozita, përgjegjësia dhe sa ka qenë paga e juaj ne ‘Olive’, sepse ka pas disa raportime në media për një pagë të lartë tuajën në sektorin privat?
Në ‘Olive’ a keni qenë të punësuar vetëm ju apo edhe ndonjë familjar?

Unë pyetje për sektorin publik nuk do ju bëj, sepse asnjë nga premtimet tuaja në Programin për Shëndetësi nuk e keni realizuar deri më sot.
Nuk ka Strategji për Shëndetësi, nuk ka Ligj për Sigurimet Shëndetësore , nuk ka Ligj për Shëndetësi…etj.

Prandaj konsideroj se ju nuk përfaqësoni dhe as nuk i mbroni interesat e sektorit publik, ju jeni përfaqësues i sektorit privat?
Sektori publik po shkon çdo ditë drejt degradimit e përkeqësimit.
Skandale të njëpasnjëshme, abuzime, keqpërdorime e keqmenaxhim dhe askush nuk jep llogari, aferat korruptive në shëndetësi janë shndërruar në normalitet.

Auditori evidentoi mbi 12 milionë euro keqpërdorime në SHSKUK, dhe ju nuk keni guxim të propozoni shkarkimin e Bordit të SHSKUK-së.

Ndëshkohen vetëm ata që abuzojnë pak nga 200-300 euro e ata që keqpërdorin miliona euro mbrohen dhe shpërblehen me pozita me të larta nga Qeveria.
Në 10 vitet e fundit asnjëherë nuk ka pasë më shumë mungesa në furnizime me barna dhe paisje medicinale se sa në vitin 2022. Ndërsa SHSKUK-s i teprojnë 1.3 milionë euro nga buxheti i barnave.
Derisa ju po raportoni këtu, drejtori i kirurgjisë në QKUK z.Feka sapo ka dalë me informacion se mungojnë pajisjet për operim.Ai ka thënë ose duhet të ndërpriten intervenimet ose materiali të sigurohet nga pacientët?

Me çfarë note e vlerëson Bordin e SHSKUK-së, tani e 6 muaj pozita kyçe e drejtorit te SHSKUK-së mbahet me u.d. Eshtë emëruar një drejtoreshë politike që ka qenë drejtoreshë e Mytaher Haskukes ne Prizren,e keni anashkaluar profesionistët shëndetësorë të QKUK-së.
Bordi nuk e shpall konkursin për drejtor ekzekutiv sepse kështu ushtron ndikimin tek menaxhmenti.

Onkologjia ka mbetë pa udhëheqës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat, duke e rrënuar sektorin publik.

Prandaj listat e pritjes po rriten në vazhdimësi dhe mjekët e profesionistët shëndetësorë po ikin jashtë vendit.

Ligji i Pagave bashkë me vlerën e koeficientit të përcaktuar nga Qeveria ka zhgënjyer dhe demotivuar profesionistët shëndetësorë në sektorin publik.
Vitin e kaluar kemi pasë mbi 1200 profesionist shëndetësorë që kanë ikur nga sektori publik.Me
ketë qasje këtë vit ikja do te jetë edhe më e lartë dhe nëse vazhdohet kështu sistemi shëndetësor publik do të kolapsoj. Pas miratimit të Ligjit të Pagave dhe vlerës se koeficientit mesatarisht kemi tre profesionistë shëndetësorë që në ditë kërkojnë certifikatat për të ikur nga Kosova.

Për agjendën legjislative më mirë as mos të diskutojmë, prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është miratimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative që kanë impakt në sektorin privat dhe jo në atë publik.
UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 10/2022 PËR LICENCIMIN E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSORË TË HUAJ është bërë për sektorin privat, koha e argumentojë këtë, sipas publikimit ne media me 11 janar 2023, tre mjek nga Gjermania kanë filluar punën ne Spitalin Olive, ndërsa ne sektorin publik asnjë mjek nuk është kthyer.
Gjithashtu Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor bëhet për t’i shërbyer bosave të sektorit privat.

Z. Vitia, apo na tregoni se si arritët që në sektorin privat për një periudhë të shkurtër në Spitalin Olive, të siguroni, të ofroni shërbime të mira shëndetësore , po citoj publikimin e Spitalit Olive:
Në 𝑡𝑟𝑎𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑚𝑗𝑒𝑘𝑒̈𝑠𝑜𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑖𝑎𝑔𝑛𝑜𝑠𝑡𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈, 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈, 𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒𝑘𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑝𝑒𝑑𝑖𝑎𝑡𝑟𝑖𝑛𝑒̈, 𝑘𝑖𝑟𝑢𝑟𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠ℎ𝑚𝑒, 𝑘𝑖𝑟𝑢𝑟𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑝𝑙𝑎𝑠𝑡𝑖𝑘𝑒, 𝑚𝑎𝑘𝑠𝑖𝑙𝑙𝑜𝑓𝑎𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑡𝑜𝑚𝑎𝑡𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖, 𝑘𝑖𝑟𝑢𝑟𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑎𝑏𝑑𝑜𝑚𝑖𝑛𝑎𝑙𝑒, 𝑘𝑖𝑟𝑢𝑟𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑣𝑒, 𝑜𝑟𝑡𝑜𝑝𝑒𝑑𝑖𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑢𝑚𝑎𝑡𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑚𝑗𝑒𝑘𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑒, 𝑚𝑗𝑒𝑘𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠ℎ𝑚𝑒, 𝑛𝑒𝑜𝑛𝑎𝑡𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑟𝑒𝑢𝑚𝑎𝑡𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑟𝑒𝑝𝑎𝑟𝑡𝑖𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑢𝑗𝑑𝑒𝑠 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑛𝑠𝑖𝑣, 𝑢𝑟𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑙𝑎𝑏𝑜𝑟𝑎𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛 𝑏𝑖𝑜𝑘𝑖𝑚𝑖𝑘, 𝑛𝑒𝑢𝑟𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈, 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑟𝑒𝑝𝑎𝑟𝑡𝑒 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑚𝑗𝑒𝑘𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑒.

Ndërsa nuk keni mundur të jeni kaq i suksesshëm në sektorin publik ku Lista e pritjes për operacione është rritur.

A mund ta bëni publike numrin e operacioneve të kryera në 3 deri 5 vitet e fundit në sektorin publik dhe të na tregoni pse ka rënie të operacioneve në vitet e fundit, e arsyetojmë vitin 2020 dhe 2021, por pse me pasë rënie te operacioneve në vitin 2022 në sektorin publik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë