Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Të favorizosh një Beograd më pak miqësor në kurriz të Prishtinës është diplomacia e shëmtuar amerikane

15/02/2023 - 22:20
në Lajme
A A
Serwer: Të favorizosh një Beograd më pak miqësor në kurriz të Prishtinës është diplomacia e shëmtuar amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prirja e fortë e amerikanëve drejt Beogradit është diplomaci e keqe. Favorizimi i palës më pak miqësore e vendos palën tjetër më kërcënuese në një pozicion të favorshëm. Ka, për fat të keq, më shumë logjike në atë që amerikanët po bëjnë në lidhje me Serbinë, tha Daniel Serwer, një profesor në Universitetin Johns Hopkins, në blogun e tij të fundit në peacefare.ne.

Mesazhi i sotëm nga Departamenti i Shtetit për Ditën Kombëtare të Serbisë përfshin këtë gjë:

“Më vjen mirë që dy vendet tona së fundi nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e pozitave ndërlidhëse për diplomatët serbë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të qëllimeve dhe objektivave të politikës sonë të jashtme, por gjithashtu do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme.

Kjo vjen pas njohjes së mbështetjes për ambiciet evropiane të Serbisë dhe thirrjeve të panumërta drejtuar Serbisë për të mbështetur Ukrainën”.

Ku të çon kjo? – pyeti Serwer.

Ai thekson se Serbia nuk është anëtare e NATO-s apo një aleat i madh jashtë NATO-s dhe që ndjek një politikë të neutralitetit ushtarak.

“Ajo nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Në fakt, Beogradi është kryesisht jashtë sinkronizimit me politikën e jashtme të BE-së, të cilën ajo ka premtuar se do ta respektojë”.

Por Departamenti i Shtetit, vëren ai, ka vendosur se mund ta “fitojë” Beogradin. Kjo bëhet, thotë ai, duke i dhënë përfitime Beogradit paraprakisht.

Si shembull, Serwer përmend mbështetjen e SHBA-së për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur, e cila, thotë ai, synon të heqë barrierat kufitare midis Serbisë dhe popullsisë serbe në vendet fqinje.

Ai thotë se SHBA-të gjithashtu mbështesin propozimin e Beogradit për të ndarë administrimin e popullatës me shumicë serbe të Kosovës nga autoritetet e Prishtinës përmes krijimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Sipas Serwer, kjo do të krijojë de facto një tjetër “Republikë të Serbisë”.

“Republika Srpska e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë juridiksionin e gjykatave të Sarajevës. Të njëjtën gjë mund ta presim edhe në Kosovë, nëse Asociacioni formohet me pushtetet ekzekutive që po kërkon Beogradi”, vijoi Serwer.

“Për fat të keq ka më shumë logjikë në atë që po bëjnë amerikanët. Uashingtoni thotë se mbështet dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai synon të normalizojë marrëdhëniet e tyre. Pritja e zyrtarëve të punëve të jashtme serbe në Departamentin e Shtetit, ndërkohë që dialogu është duke vazhduar, do të ngrejë dyshime të kuptueshme në Kosovë.

Edhe nëse atyre u caktohen role larg Byrosë Evropiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: ne favorizojmë perspektivën e Serbisë në dialog. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme është që të njëjtën gjë t’ia ofrojmë Kosovës brenda dy ditësh, kur është dita e shtetësisë së Kosovës”, thotë Server.

Animi i rëndë i amerikanëve drejt Beogradit është diplomaci e shëmtuar, beson ai.

Favorizimi i palës më pak miqësore e vendos palën tjetër kërcënuese në një pozicion të përshtatshëm. Uashingtoni pret që shërbimet e tij të kthehen në Beograd në një të ardhme të paspecifikuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet me Ballkanin e Hapur dhe Asociacionin që tani.

Nuk do të jetë e vështirë për Beogradin të pajtohet me “normalizimin” që përfshin pohimin e autoritetit të Serbisë mbi popullsinë serbe të Kosovës. Kur kjo të bëhet, Serbia do të presë një analog në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Ajo që Uashingtoni nuk po bën është ajo që dëshiron Kosova: njohjen e Serbisë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. “Normalizim” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, por jo të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një përfundim më i keq për Prishtinën, përfundon Server.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë