
Për vetëm dy muaj deputetët e Albin Kurtit që përfaqësojnë votat e qytetarëve në Parlamentin e Kosovës, kanë harxhuar mijëra euro për karburante.
Paratë janë marrë nga buxheti i shtetit, me arsyetimin se disa prej deputetëve udhëtojnë nga vende të ndryshme për në Prishtinë, aty ku edhe është ndërtesa e Kuvendit.
Yllza Hoti, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vjen nga Prizreni përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ka harxhuar hiç më pak se 810 euro karburante, shkruan Gazeta Insajderi.
Rreth 120 euro më pak se ajo, ndonëse vjen nga i njëjti qytet, i ka harxhuar Artan Abrashi, deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në anën tjetër Fatmire Kollçaku dhe Gramos Agushulli, deputetët e Vetëvendosjes që vijnë nga Peja kanë harxhuar përafërsisht njëjtë për karburante, njëra 660 euro, dhe tjetri 630, shkruan Gazeta Insajderi.
Derisa Agron Batusha, që udhëton në destinacionin Gjakovë-Prishtinë, dhe e kundërta ka harxhuar për dy muaj 570 euro për karburante.
Lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje:
Yllza Hoti 810 euro
Artan Abrashi 690
Fatmir Kollçaku 660
Gramos Agusholli 630 euro
Agon Batusha 570











