Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Puthi kafkën e Adem Jasharit, rrëfimi i Arsim Gërxhaliu: Serbët m’i vranë 33 familjarë

17/02/2023 - 10:50
në Lajme
A A
Puthi kafkën e Adem Jasharit, rrëfimi i Arsim Gërxhaliu: Serbët m’i vranë 33 familjarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mjek dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka kaluar nëpër duar mijëra kocka nga varrezat masive në Kosovë.

Në një rrëfim për ABC News, ai ka treguar punën që ka bërë gjatë këtyre 24 viteve, duke theksuar momentet më të vështira kur i jepte lajmin familjarëve që një person i afërm i tyre i janë gjetur eshtrat.

“Menjëherë pas forcave të NATO-s, më 12 qershor të vitit ‘99, Prishtina u çlirua dhe unë fillova të ecja pas trupave të NATO-s dhe menjherë të nesërmen ishte ai kontakti i parë në afërsi të Prishtinës, ku shikoja kufoma në sipërfaqje të dheut, disa gjysmë të mbuluara. Edhe thjesht, njerëzit kishin humbur të afërmit e tyre gjatë luftës dhe sapo u ktheva nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, filloi një vërshim i popullatës.”

“Duke e ditur se aty kishte edhe shumë mbetje mortore që aty ishin mbledhur apo nuk kishin arritur t’i çonin në ndonjë vend për t’i fshehur, sikur gjetëm më pas në këto 23 vitet. Është fakt se ka mbi 2 mijë pika të zhvarrimeve që kanë marrë pjesë dhe rreth 5 mijë persona të identifikuar. Rreth 400 herë kam shkuar në Serbi dhe thjesht i kam sjellë 1870 qeska me mbetje mortore, diku rreth 750 kanë qenë vetëm trupat e Drenicës dhe së fundmi kemi punuar në vitn 2014 në Rubnicë, ku i kemi marrë 54 trupa dhe para 2 vitesh, por numri i tyre është edhe më tutje. Do të thotë 1617 kuti mungojnë dhe thjesht kjo ishte një punë 23-vjeçare, që nuk ishte shumë e lehtë se ballafaqohesim me gjëra të rënda. Në këtë kohë kohë pas 23 vitesh, mund të them që puna në varreza dhe rihapja e tyre mu bë aq e lehtë, sa më rëndonte ajo koha kur duhet të jepnin lajmin familjarëve që është gjetur i afërm i tyre. Ato ishin momentet më të vështira”, u shpreh Gërxhaliu.

Më tej, mjeku tregoi momentin emocionues kur kishte pastruar trupin e Adem Jasharit, prej të cilit kishte marrë një dhëmbë dhe disa qime floku. Sakaq ai bëri të ditur se humbur 33 pjesëtar të familjes, që janë kushërinjtë e mi dhe djemtë e axhallarëve.

“Të gjitha një nga një i kemi pastruar, i kemi larë, ato pjesët kockore me kujdesin më të madh, si të themi me një emocion të thellë. Me komandantin kam punuar rreth 7 orë dhe kur erdhi fundi që ta kompletojë, njëriu ka 206 pjesë kockore dhe e ktheva në pozitën anatomike, për ta futur në arkivol. Edhe kafka mbi ajo e fundit, edhe ishte një emocion që t’ju them të drejtën që nuk e di as vetë se si ka ardhur prej thellësisë së shpirtit tim me siguri. Thjesht kam qenë i emocionuar aq shumë sa që ndoshta nuk isha vetja. Pas 18 vitesh unë i shikova ato video-kasetat se kemi diku 15 mijë fotografi që kemi bërë dhe 13 ditët e punës kanë qenë të xhiruara dhe i kam këto filmimet e punës. Edhe kur e bëm një dokumentar, me thënë të drejtën dhe unë e pash për herë të parë pas 18 vitesh”, tha Gërxhaliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë