Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rekomandimet e Serwer për Kosovën: Konsultime të ngushta me miqtë, reciprocitet me kundërshtarët

18/02/2023 - 18:25
në Lajme
A A
Rekomandimet e Serwer për Kosovën: Konsultime të ngushta me miqtë, reciprocitet me kundërshtarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrugëtimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës, shpallja e pavarësisë dhe gjatë këtyre 15 vjet shtet është shoqëruar në vazhdimësi edhe me analizat dhe komentet e profesorit amerikan, Daniel Serwer. Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë, Gazeta Express ka realizuar një intervistë më Serwer, për të marrë vështrimet e tij për ngjarjet që e kanë shoqëruar Kosovën gjithë këto vite, gabimet e bëra, veprimet e mençura dhe rrugën përpara.

Profesori amerikan ka treguar se cilat kanë qenë dy momente kyçe në gjithë këtë rrugëtimin e Kosova nga 1999, për rrugën që Kosova duhet të ndjek, synimet dhe për atë se ku e sheh shtetin e Kosovës pas 15 vjetësh.

Gazeta Express: Duke qenë se ju keni ndjekur zhvillimet në rajon, veçanërisht Kosovën për vite me radhë, kjo Kosovë që është sot a i plotëson pritjet tuaja që keni pasur në vitin 1999 pas çlirimet apo edhe pas shpalljes së pavarësisë?

Daniel Serwer: Kosova ka plotësuar disa prej pritjeve të mia. Është një vend kryesisht paqësor në të cilin njerëzit mund të organizohen politikisht, të flasin lirshëm, të fitojnë të mira e tyre për jetesë dhe të praktikojnë fetë e tyre. Por në të njëjtën kohë një pjesë e popullit, veçanërisht në veri, s’ka pranuar autoritetin e Qeverisë së Prishtinës. Ka ende shumë korrupsion dhe pak përkushtim për rend dhe ligj. Njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB vazhdojnë të mungojnë.

Gazeta Express. Në gjithë këto vite pavarësi, a mund të ndani dy momente, një kur Kosova ka vepruar strategjikisht mirë dhe një kur Kosova e ka humbur thellë drejtimin e saj?

Daniel Serwer: Trazirat e marsit 2004 ishin sigurisht një moment në të cilin Kosova humbi drejtimin e saj. Do të përmendja shpalljen e pavarësisë së shkurtit 2008, të koordinuar plotësisht me SHBA-në dhe shumicën e anëtarëve të BE-së si dhe shumicën e fqinjëve të Kosovës, si të mençur dhe strategjike. Gjërat do të ishin shumë më keq sot nëse Kosova nuk do të kishte vepruar atëherë.

Gazeta Express: Në udhëkryqin ku është sot Kosova aktualisht, çfarë ju sugjeroni, cila është rruga që duhet ndjekur përpara që të mos shkatërrohet ajo që është ndërtuar me vite?

Daniel Serwer: Konsultime të ngusha me miqtë, reciprocitet me kundërshtarët, vazhdimësi të përmirësimit në rend dhe ligj në të gjithë territorin e pavarur dhe për të gjithë qytetarët.

Gazeta Express: A duhet të bëjë Kosova ende sakrifica për të përfunduar procesin e normalizimit me Serbinë?

Daniel Serwer: Varet se çfarë janë sakrificat dhe çfarë ju merrni në këmbim.

Gazeta Express: A keni guximin të na jepni një parashikim se ku e shihni Kosovën pas 15 vitesh?

Daniel Serwer: Po: Kosova duhet të synojë të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së pas 15 vjetësh. Nuk do të ndodhë nëse nuk provoni.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë