Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy pista në mënyrë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara.
“Së pari, prioritet është që të dyja palët të pajtohen për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj për çka është marrë vesh deri më tani në dialog të cilat mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët”, ka thënë Lajçak, transmeton Paparaci.
“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, duke iu përgjigjur pyetjes se pse ende nuk është formuar Asociacionin i komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se “Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, duke u bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.
Lajçak gjithashtu ka shtuar se qëndrimi i BE-së dhe i SHBA dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme.












