Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dikur ia numëronte qoftet Ramadan Mujës, sot Abrashi në top listën e shpenzuesve të naftës

04/02/2022 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Dikur ia numëronte qoftet Ramadan Mujës, sot Abrashi në top listën e shpenzuesve të naftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artan Abrashi është një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin historik të Prizrenit. Abrashi sa kishte qenë asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit gjatë qeverisjes së Ramadan Mujës, kishte ngritur zërin dhe kishte kritikuar këtë të fundit për shpenzimin e parasë publike për dreka zyrtare.

Megjithatë kur kanë kaluar më shumë se shtatë vjet nga ajo kohë, emri i Artan Abrashit tashmë si deputet në Kuvendin e Kosovës, është në listën e deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti për karburant në periudhën nëntor-dhjetor 2021.

Për këtë periudhë, Abrashi ka shpenzuar 690 euro për naftë.

Por Abrashi, sa kishte qenë asamblist i në Kuvendin Komunal të Prizrenit, kishte qenë shumë i zëshëm në mbrojtje të parasë publike.

Ai kishte bërë edhe kalkulime se sa qofte i ka ngrënë ekipi i Ramadan Mujës nëse kanë shpenzuar 63 mijë euro për gjashtë muaj.

Siç thoshte Abrashi para se të bëhej deputet, një gjë e tillë ishte totalisht e papranueshme, duke qenë se Kosova është një prej vendeve më të varfër.

“ E lexova raportin, e pash, dhe sinqerisht dua të shpreh habinë si qytetarë, te kategoria e shpenzimeve të përgjithshme, shpenzimet me rastin e drekave zyrtare. 63 mijë e 753 euro, kjo është jashtë çdo logjike. Si vend i  9-të më i varfër në botë, ku shkalla e papunësisë, në Komunën e Prizrenit është fjala kap shifrën 45 %, ku 13 % e popullsisë llogaritet se jetojnë në varfëri ekstreme, Qeveria e Ramadan Mujës sipas këtij raporti ka shpenzu 63 mijë  e 753 euro, për dreka zyrtare. Kjo është e papranueshme. Dhe ky apetiti juaj ka filluar të bëhet problem serioz. Nuk di qysh mundni me hangër kaq shumë. E bëra një llogari shumë të vogël, 63 mijë e 753 euro i bjen sa 95 mijë e 629 pleskavica, nëse e marrim edhe çmimin për qebapa 025, i bjen diku mbi 255 mijë qebapa. Kjo s’është as njerëzore”, kishte thënë Abrashi para 7 vjetësh.

VIDEO KËTU:

Pas publikimit të këtyre shpenzimeve, ka reaguar shefja e deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, duke u munduar të përfitojë pak. Ajo ka tregaur se kanë vendosur që të mos i marrin më kompenzimet për çështjen e udhëtimit.

Derisa dje ka reaguar edhe vetë Abrashi kur e kishte parë emrin në listë. Ai kishte arsyetuar shpenzimet, derisa kishte thënë se për atë periudhë kohore ka udhëtuar 35 herë nga Prizreni për Prishtinë.

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë