Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka treguar se cilat do të jenë pasojat nëse Kosova i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai teksa mori shembull kohën e komunizmit në Shqipëri, tha se Kosovës i duhen shumë më pak se 45 vjet që të “shkallmohet e të shkërmoqet”.
“Partizanët shqiptarë dolën nga Lufta e Dytë Botërore si aleat të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së. Por, pas incidentit të Korfuzit, pasoi prishja totale me Britaninë e Madhe dhe me SHBA-në, një prishje që zgjati dyzet e pesë vite”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“Aq vite mjaftuan e tepruan që Shqipëria të shkallmohej tërësisht. Mirë asht me mbajtë mend ata shqiptarë, që dinë të jenë harrestarë. Nëse prishet me SHBA-në, Kosovës i duhet shumë më pak kohë, që të shkallmohet e të shkërmoqet”.











