Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë shumën prej 1,680,000 Euro (një milion e gjashtëqindetetëdhjetë mijë euro) për realizimin e katërmbëdhjetë projekteve kapitale në përputhje me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i MZHR-së dhe kryetarët e komunave si në vijim, transmeton Veriu.info.
Në kuadër të këtyre janë ndarë fonde edhe për rregullumi i shtratit të lumit Klina në fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë në komunën e Skenderajt.
Kujtojmë se javë më parë nga vërshimet e shumëta në disa komuna të Kosovës dëme më të mëdha pati në Skenderaj./Veriu.info












