Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pak muaj më parë emëroi katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. E, të gjithë kanë rezultuar se këtë post e kanë ushtruar në konflikt interesi. Madje, ata kanë deklruar rrejshëm pasurinë, duke rënë ndesh edhe me Kodin Penal, raporton Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për Arta Shehu Zajmi, Altin Sahitin, Arbresha Turjakën dhe Hajrullah Koliqin të cilët sipas vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit që ka siguruar GazetaBlic, ata kanë ushtruar këto poste në kundërshtim me Ligjin.
Sipas këtij vendimi të AKK-së, Hajrullah Koliqi bie ndesh me Ligjin e Parandalimit të Konfliktit të Interesit sepse po i njëjti është anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së dhe anëtar i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Ndërsa, Altin Sahiti i cili është kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së është edhe anëtar i SCAC dhe i licencuar nga SCAAK, e anëtar i “Baker Tilly Kosovo”.
Në këtë vendim të siguruar nga GazetaBlic, Sahiti thuhet se nuk e ka deklaruar drejt angazhimin me rastin e deklarimit të pasurisë që bie ndesh me Kodin Penal për deklarim të rrjeshëm.

Edhe Arta Shehu Zajmi është pronare e kompanisë “Labbox Education” dhe pronare e ” Coders Academy”. Edhe ajo ka rënë në konflikt interesi, sipas opioninit të AKK-së, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, Arbresha Turjaka është anëtare e Këshillir Drejtues të Odës së Mjekëve të Kosovës, kryesuese e Këshillit Kosovar për udhërrëfyes dhe protokolle, mësimdhënëse në kolegjin AAB, udhëheqëse e divizionit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Turjaka bie ndesh me Kodin Penal për deklarim të rrejshëm, sepse siç thuhet në dokumentin e siguruar, ajo nuk e ka deklaruar në mënyrë të drejtë pasurinë.

Kujtojmë se, Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote.
Ministria e Arsimit, emëron katër anëtarë dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë, ndërsa Senati zgjedh pesë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i universitetit.












