Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar një fotografi brenda seancës së Kuvendit të Kosovës, ku shihet një numër goxha i vogël i deputetëve të LVV-së, të cilët ishin prezent, pak para se të shkonin në pauzë.
Sipas tij, shumica parlamentare e LVV-së nuk kanë “arsye” të dëgjojnë, transmeton Paparaci.
“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt”, shkroi ai në Facebook.
“Shumica parlamentare e VV-së nuk kanë “arsye” të dëgjojnë’, shtoi ligjvënësi opozitar.












